Sahihu i Buhariut — Hadithi 1555

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu se Muxhahidi tregon: “Ishim në një ndejë të Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u përmend se Pejgamberi ﷺ në lidhje me Dexhallin ka thënë: “Mes dy syve ka të shkruar kafir (jobesimtar) ” , e në atë rast Ibn Abasi tha: “Këtë nuk e kam dëgjuar, por di se ka thënë: “Sa i përket Musait, sikur po e shoh tek lëshohet nëpër luginë duke bërë telbijen.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنِ ابْنِ عَوْنٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ قَالَ: كُنَّا عِنْدَ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - فَذَكَرُوا الدَّجَّالَ أَنَّهُ قَالَ: ‏ ‏"‏مَكْتُوبٌ بَيْنَ عَيْنَيْهِ: كَافِرٌ‏"‏‏‏.‏‏ فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: لَمْ أَسْمَعْهُ وَلَكِنَّهُ قَالَ: ‏ ‏"‏أَمَّا مُوسَى كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَيْهِ إِذِ انْحَدَرَ فِي الْوَادِي يُلَبِّي‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1555