Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi në Jemen te populli im dhe, pasi u ktheva, e takova atë në Bat'ha, e në atë rast më pyeti: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram?” - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigja. - “A ke marrë kurban me vete?” - më pyeti. - Jo, - i thashë. Më urdhëroi ta kryeja tavafin rreth Qabesë dhe ecjen mes Safasë e Mervës, pastaj të lirohesha prej ihramëve. Shkova te njëra prej grave të familjes sonë dhe m'i krehu flokët ose ma lau kokën. Kur erdhi Omeri (në kohën e hilafetit të tij), tha: “Nëse punojmë sipas Librit të Allahut, ai na urdhëron ta kompletojmë (haxhin).” Allahu ka thënë: “Plotësojeni haxhin dhe umrën për hir të Allahut... ” (Bekare, 197) E, nëse punojmë sipas praktikës së Pejgamberit ﷺ, ai nuk është liruar prej ihramëve deri pas therjes së kurbanit.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ قَيْسِ بْنِ مُسْلِمٍ، عَنْ طَارِقِ بْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَنِي النَّبِيُّ ﷺ إِلَى قَوْمٍ بِالْيَمَنِ فَجِئْتُ وَهُوَ بِالْبَطْحَاءِ فَقَالَ: "بِمَا أَهْلَلْتَ؟" قُلْتُ: أَهْلَلْتُ كَإِهْلاَلِ النَّبِيِّ ﷺ. قَالَ: "هَلْ مَعَكَ مِنْ هَدْىٍ؟" قُلْتُ: لاَ. فَأَمَرَنِي فَطُفْتُ بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ ثُمَّ أَمَرَنِي فَأَحْلَلْتُ فَأَتَيْتُ امْرَأَةً مِنْ قَوْمِي فَمَشَطَتْنِي، أَوْ غَسَلَتْ رَأْسِي، فَقَدِمَ عُمَرُ - رضى الله عنه - فَقَالَ: إِنْ نَأْخُذْ بِكِتَابِ اللَّهِ فَإِنَّهُ يَأْمُرُنَا بِالتَّمَامِ قَالَ اللَّهُ: ﴿وَأَتِمُّوا الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ...﴾ [البقرة: ١٩٦] وَإِنْ نَأْخُذْ بِسُنَّةِ النَّبِيِّ ﷺ فَإِنَّهُ لَمْ يَحِلَّ حَتَّى نَحَرَ الْهَدْىَ.