{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1560",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1560",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1560",
  "text": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekër Hanefiu, e këtij i ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky e ka dëgjuar Kasim ibn Muhamedin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ u nisëm gjatë muajve dhe netëve të haxhit, në kohën dhe vendet e përcaktuara për kryerjen e haxhit. Kur arritëm në Serife, Pejgamberi ﷺ doli para shokëve të tij dhe u tha: “Ai që nuk ka marrë kurban me vete, porse dëshiron ta kryejë umrën , le ta bëjë. Ndërkaq, ai që ka kurban me vete, të mos e bëjë.” Disa shokë të Pejgamberit ﷺ kryen umrën, disa jo. Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ dhe disa të tjerë, që ishin të fortë (fizikisht) dhe kishin marrë kurbane me vete, nuk mund të bënin umrën. Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe më gjeti duke qarë. Më pyeti: - “Ç'ke që qan, moj?” - Dëgjova çfarë u the shokëve të tu, por unë nuk mund të kryej umrën, - i thashë. - Përse, si qëndron puna? - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk mund të falem, - iu përgjigja. - “Nuk prish punë asgjë. Ti je një prej bijave të Ademit. Allahu ka paracaktuar për ty (si femër, ardhjen e menstruacioneve) njëjtë siç ka paracaktuar për to . Bëje haxhin, me shpresë që (pastaj) Allahu të ta mundësojë edhe umrën.” Kështu, shkuam në haxh me të. Kur shkuam në Mina, u pastrova (prej menstruacioneve). Pastaj, prej Minas shkova dhe e kreva tavafin e haxhit rreth Qabesë. U nisa së bashku me të, në turmën e fundit (ditën e trembëdhjetë), derisa arritëm në Muhasab, ku u ndalëm. Ai e thirri Abdurrahman ibn Ebu Bekrin dhe i tha: “Dil me motrën tënde prej haremit (kufijve të Mekës) , që të hyjë në ihram për umre. Pasi ta kryeni umrën, ejani këtu. Unë do t'ju pres derisa të ktheheni.” Shkuam dhe, pasi e kreva umrën e tavafin, u kthyem në pjesën e fundit të natës. Pejgamberi ﷺ pyeti: - “A e bëtë umrën?” - Po, - i thamë. Më pas njerëzve u tha të përgatiten dhe u nis drejt Medinës.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1560",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو بَكْرٍ الْحَنَفِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا أَفْلَحُ بْنُ حُمَيْدٍ، سَمِعْتُ الْقَاسِمَ بْنَ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي أَشْهُرِ الْحَجِّ، وَلَيَالِي الْحَجِّ وَحُرُمِ الْحَجِّ، فَنَزَلْنَا بِسَرِفَ قَالَتْ: فَخَرَجَ إِلَى أَصْحَابِهِ فَقَالَ: \"مَنْ لَمْ يَكُنْ مِنْكُمْ مَعَهُ هَدْىٌ فَأَحَبَّ أَنْ يَجْعَلَهَا عُمْرَةً فَلْيَفْعَلْ، وَمَنْ كَانَ مَعَهُ الْهَدْىُ فَلاَ\". قَالَتْ: فَالآخِذُ بِهَا وَالتَّارِكُ لَهَا مِنْ أَصْحَابِهِ قَالَتْ: فَأَمَّا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَرِجَالٌ مِنْ أَصْحَابِهِ فَكَانُوا أَهْلَ قُوَّةٍ، وَكَانَ مَعَهُمُ الْهَدْىُ، فَلَمْ يَقْدِرُوا عَلَى الْعُمْرَةِ قَالَتْ: فَدَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَنَا أَبْكِي فَقَالَ: \"مَا يُبْكِيكِ يَا هَنْتَاهْ؟\" قُلْتُ: سَمِعْتُ قَوْلَكَ لأَصْحَابِكَ فَمُنِعْتُ الْعُمْرَةَ. قَالَ: \"وَمَا شَأْنُكِ؟\" قُلْتُ: لاَ أُصَلِّي. قَالَ: \"فَلاَ يَضِيرُكِ، إِنَّمَا أَنْتِ امْرَأَةٌ مِنْ بَنَاتِ آدَمَ كَتَبَ اللَّهُ عَلَيْكِ مَا كَتَبَ عَلَيْهِنَّ، فَكُونِي فِي حَجَّتِكِ، فَعَسَى اللَّهُ أَنْ يَرْزُقَكِيهَا\". قَالَتْ: فَخَرَجْنَا فِي حَجَّتِهِ حَتَّى قَدِمْنَا مِنًى فَطَهَرْتُ، ثُمَّ خَرَجْتُ مِنْ مِنًى فَأَفَضْتُ بِالْبَيْتِ قَالَتْ: ثُمَّ خَرَجَتْ مَعَهُ فِي النَّفْرِ الآخِرِ حَتَّى نَزَلَ الْمُحَصَّبَ، وَنَزَلْنَا مَعَهُ فَدَعَا عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَبِي بَكْرٍ فَقَالَ: \"اخْرُجْ بِأُخْتِكَ مِنَ الْحَرَمِ، فَلْتُهِلَّ بِعُمْرَةٍ ثُمَّ افْرُغَا، ثُمَّ ائْتِيَا هَا هُنَا، فَإِنِّي أَنْظُرُكُمَا حَتَّى تَأْتِيَانِي\". - قَالَتْ: - فَخَرَجْنَا حَتَّى إِذَا فَرَغْتُ، وَفَرَغْتُ مِنَ الطَّوَافِ ثُمَّ جِئْتُهُ بِسَحَرَ فَقَالَ: \"هَلْ فَرَغْتُمْ؟\" فَقُلْتُ: نَعَمْ. فَآذَنَ بِالرَّحِيلِ فِي أَصْحَابِهِ، فَارْتَحَلَ النَّاسُ فَمَرَّ مُتَوَجِّهًا إِلَى الْمَدِينَةِ. ضَيْرُ مِنْ ضَارَ يَضِيرُ ضَيْرًا، وَيُقَالُ: ضَارَ يَضُورُ ضَوْرًا وَضَرَّ يَضُرُّ ضَرًّا.",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekër Hanefiu, e këtij i ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky e ka dëgjuar Kasim ibn Muhamedin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ u nisëm gjatë muajve dhe netëve të haxhit, në kohën dhe vendet e përcaktuara për kryerjen e haxhit. Kur arritëm në Serife, Pejgamberi ﷺ doli para shokëve të tij dhe u tha: “Ai që nuk ka marrë kurban me vete, porse dëshiron ta kryejë umrën , le ta bëjë. Ndërkaq, ai që ka kurban me vete, të mos e bëjë.” Disa shokë të Pejgamberit ﷺ kryen umrën, disa jo. Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ dhe disa të tjerë, që ishin të fortë (fizikisht) dhe kishin marrë kurbane me vete, nuk mund të bënin umrën. Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe më gjeti duke qarë. Më pyeti: - “Ç'ke që qan, moj?” - Dëgjova çfarë u the shokëve të tu, por unë nuk mund të kryej umrën, - i thashë. - Përse, si qëndron puna? - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk mund të falem, - iu përgjigja. - “Nuk prish punë asgjë. Ti je një prej bijave të Ademit. Allahu ka paracaktuar për ty (si femër, ardhjen e menstruacioneve) njëjtë siç ka paracaktuar për to . Bëje haxhin, me shpresë që (pastaj) Allahu të ta mundësojë edhe umrën.” Kështu, shkuam në haxh me të. Kur shkuam në Mina, u pastrova (prej menstruacioneve). Pastaj, prej Minas shkova dhe e kreva tavafin e haxhit rreth Qabesë. U nisa së bashku me të, në turmën e fundit (ditën e trembëdhjetë), derisa arritëm në Muhasab, ku u ndalëm. Ai e thirri Abdurrahman ibn Ebu Bekrin dhe i tha: “Dil me motrën tënde prej haremit (kufijve të Mekës) , që të hyjë në ihram për umre. Pasi ta kryeni umrën, ejani këtu. Unë do t'ju pres derisa të ktheheni.” Shkuam dhe, pasi e kreva umrën e tavafin, u kthyem në pjesën e fundit të natës. Pejgamberi ﷺ pyeti: - “A e bëtë umrën?” - Po, - i thamë. Më pas njerëzve u tha të përgatiten dhe u nis drejt Medinës.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1560.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1560.json"
  }
}