{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1564",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1564",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1564",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Njerëzit e periudhës paraislame) kishin bindjen se umra në muajt e haxhit është mëkati më i madh në tokë, ndërsa muajin safer e numëronin për muaj të shenjtë.” Thoshin: “Pasi t'i shërohet shpina devesë (nga qëndrimi i gjatë i haxhiut sipër) , të humben gjurmët (e karvanit të haxhilerëve) dhe të kalojë saferi, lejohet umra për atë që dëshiron. Pejgamberi ﷺ me shokët e tij erdhën në mëngjesin e ditës së katërt (të dhul hixhes) të hyrë në ihram për haxh. Pejgamberi ﷺ urdhëroi ta shndërrojnë në umre (e të lirohen prej ihramëve). Kjo u erdhi rëndë sahabëve, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut! Si të lirohemi prej ihramëve?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Lirim të tërësishëm.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1564",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا ابْنُ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانُوا يَرَوْنَ أَنَّ الْعُمْرَةَ فِي أَشْهُرِ الْحَجِّ مِنْ أَفْجَرِ الْفُجُورِ فِي الأَرْضِ، وَيَجْعَلُونَ الْمُحَرَّمَ صَفَرًا وَيَقُولُونَ: إِذَا بَرَأَ الدَّبَرْ، وَعَفَا الأَثَرْ، وَانْسَلَخَ صَفَرْ، حَلَّتِ الْعُمْرَةُ لِمَنِ اعْتَمَرْ. قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ وَأَصْحَابُهُ صَبِيحَةَ رَابِعَةٍ مُهِلِّينَ بِالْحَجِّ، فَأَمَرَهُمْ أَنْ يَجْعَلُوهَا عُمْرَةً فَتَعَاظَمَ ذَلِكَ عِنْدَهُمْ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَىُّ الْحِلِّ؟ قَالَ: \"حِلٌّ كُلُّهُ\".",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Njerëzit e periudhës paraislame) kishin bindjen se umra në muajt e haxhit është mëkati më i madh në tokë, ndërsa muajin safer e numëronin për muaj të shenjtë.” Thoshin: “Pasi t'i shërohet shpina devesë (nga qëndrimi i gjatë i haxhiut sipër) , të humben gjurmët (e karvanit të haxhilerëve) dhe të kalojë saferi, lejohet umra për atë që dëshiron. Pejgamberi ﷺ me shokët e tij erdhën në mëngjesin e ditës së katërt (të dhul hixhes) të hyrë në ihram për haxh. Pejgamberi ﷺ urdhëroi ta shndërrojnë në umre (e të lirohen prej ihramëve). Kjo u erdhi rëndë sahabëve, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut! Si të lirohemi prej ihramëve?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Lirim të tërësishëm.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1564.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1564.json"
  }
}