Sahihu i Buhariut — Hadithi 1566

Haxhi · Transmetuesi: Hafsa bint Omeri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka rrëfyer Maliku. [t]: Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ç'është kjo punë: të tjerët tanimë janë liruar prej ihramëve pas umrës, kurse ti ende nuk je liruar?” - “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, andaj nuk lirohem derisa ta ther kurbanin”, - tha ai.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، عَنْ حَفْصَةَ - رضى الله عنهم - ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهَا قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا شَأْنُ النَّاسِ حَلُّوا بِعُمْرَةٍ وَلَمْ تَحْلِلْ أَنْتَ مِنْ عُمْرَتِكَ؟ قَالَ: "إِنِّي لَبَّدْتُ رَأْسِي، وَقَلَّدْتُ هَدْيِي فَلاَ أَحِلُّ حَتَّى أَنْحَرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1566