{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1568",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1568",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1568",
  "text": "Ebu Nuajmi na ka treguar se Ebu Shihabi tregon: “Ditën e pestë (të dhul hixhes) shkova në Mekë për haxh temetu. Disa banorë të Mekës më thanë: “Domethënë, haxhi yt do të konsiderohet sikurse haxhi i mekasit.” Kështu, shkova tek Atai për ta pyetur rreth kësaj.” Ai më tha: “Më ka treguar Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se e ka kryer haxhin me Pejgamberin ﷺ ditën kur kishte marrë me vete devetë (për kurban) , ndërkohë disa njerëz kishin hyrë në ihram vetëm për haxh, andaj u tha: “Lirohuni prej ihramit pasi ta kryeni tavafin, ecjen mes Safasë e Mervës dhe pasi t'i shkurtoni flokët. Qëndroni ashtu, pa i veshur ihramët, deri ditën e Tervijes (të tetën) , pastaj hyni në ihram për haxh. Ndërkaq, haxhin për të cilin jeni nisur (llojin ifrad) shndërrojeni në temetu.” Njerëzit i thanë: “E si ta shndërrojmë në temetu, kur fillimisht nijetin e kemi bërë vetëm për haxh (ifrad)?” Ai u tha: “Veproni siç ju thashë! Edhe unë, sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, do të veproja ashtu, mirëpo për shkak të ihramit nuk më lejohet kryerja e saj, pa u therur kurbani.” Rrjedhimisht, ata vepruan ashtu (si u urdhëruan).” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ebu Shihabi nuk ka transmetuar hadith nga Pejgamberi ﷺ, me përjashtim të këtij hadithi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1568",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا أَبُو شِهَابٍ قَالَ: قَدِمْتُ مُتَمَتِّعًا مَكَّةَ بِعُمْرَةٍ فَدَخَلْنَا قَبْلَ التَّرْوِيَةِ بِثَلاَثَةِ أَيَّامٍ، فَقَالَ لِي أُنَاسٌ مِنْ أَهْلِ مَكَّةَ: تَصِيرُ الآنَ حَجَّتُكَ مَكِّيَّةً‏.‏ فَدَخَلْتُ عَلَى عَطَاءٍ أَسْتَفْتِيهِ فَقَالَ: حَدَّثَنِي جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ حَجَّ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ يَوْمَ سَاقَ الْبُدْنَ مَعَهُ، وَقَدْ أَهَلُّوا بِالْحَجِّ مُفْرَدًا، فَقَالَ لَهُمْ: ‏ ‏\"‏أَحِلُّوا مِنْ إِحْرَامِكُمْ بِطَوَافِ الْبَيْتِ وَبَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، وَقَصِّرُوا ثُمَّ أَقِيمُوا حَلاَلاً، حَتَّى إِذَا كَانَ يَوْمُ التَّرْوِيَةِ فَأَهِلُّوا بِالْحَجِّ، وَاجْعَلُوا الَّتِي قَدِمْتُمْ بِهَا مُتْعَةً‏\"‏‏‏.‏‏ فَقَالُوا: كَيْفَ نَجْعَلُهَا مُتْعَةً وَقَدْ سَمَّيْنَا الْحَجَّ؟ فَقَالَ: ‏ ‏\"‏افْعَلُوا مَا أَمَرْتُكُمْ، فَلَوْلاَ أَنِّي سُقْتُ الْهَدْىَ لَفَعَلْتُ مِثْلَ الَّذِي أَمَرْتُكُمْ، وَلَكِنْ لاَ يَحِلُّ مِنِّي حَرَامٌ حَتَّى يَبْلُغَ الْهَدْىُ مَحِلَّهُ‏\"‏‏‏.‏‏ فَفَعَلُوا‏.‏ قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: أَبُو شِهَابٍ لَيْسَ لَهُ مُسْنَدٌ إِلَّا هَذَا .",
    "albanian": "Ebu Nuajmi na ka treguar se Ebu Shihabi tregon: “Ditën e pestë (të dhul hixhes) shkova në Mekë për haxh temetu. Disa banorë të Mekës më thanë: “Domethënë, haxhi yt do të konsiderohet sikurse haxhi i mekasit.” Kështu, shkova tek Atai për ta pyetur rreth kësaj.” Ai më tha: “Më ka treguar Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se e ka kryer haxhin me Pejgamberin ﷺ ditën kur kishte marrë me vete devetë (për kurban) , ndërkohë disa njerëz kishin hyrë në ihram vetëm për haxh, andaj u tha: “Lirohuni prej ihramit pasi ta kryeni tavafin, ecjen mes Safasë e Mervës dhe pasi t'i shkurtoni flokët. Qëndroni ashtu, pa i veshur ihramët, deri ditën e Tervijes (të tetën) , pastaj hyni në ihram për haxh. Ndërkaq, haxhin për të cilin jeni nisur (llojin ifrad) shndërrojeni në temetu.” Njerëzit i thanë: “E si ta shndërrojmë në temetu, kur fillimisht nijetin e kemi bërë vetëm për haxh (ifrad)?” Ai u tha: “Veproni siç ju thashë! Edhe unë, sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, do të veproja ashtu, mirëpo për shkak të ihramit nuk më lejohet kryerja e saj, pa u therur kurbani.” Rrjedhimisht, ata vepruan ashtu (si u urdhëruan).” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ebu Shihabi nuk ka transmetuar hadith nga Pejgamberi ﷺ, me përjashtim të këtij hadithi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1568.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1568.json"
  }
}