{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1572",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1572",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1572",
  "text": "Ebu Kamil Fudajl ibn Husejn Basriu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Masheri, e këtij i ka treguar Othman ibn Gijathi se Ikrime tregon se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet rreth haxhit temetu, e në atë rast u përgjigj: “Në haxhin lamtumirës muhaxhirët, ensarët dhe gratë e Pejgamberit ﷺ hynë në ihram e ashtu vepruam edhe ne. Kur arritëm në Mekë, i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Haxhin tuaj shndërrojeni në umre, përveç atyre që e kanë marrë kurbanin me vete.” E bëmë tavafin, ecjen mes Safasë e Mervës, pastaj shkuam me gratë tona dhe i veshëm rrobat tona të zakonshme. Pejgamberi ﷺ tha: “Ata që e kanë marrë kurbanin me vete, të mos lirohen nga ihrami pa e therur kurbanin në vendin e vet.” Në pasditen e ditës së Tervijës (ditës së tetë) na urdhëroi të hyjmë në ihram për haxh. Pasi i përfunduam ritet nëpër vendet e shenjta (Arafat, Muzdelife etj.), e bëmë tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës dhe kështu e kompletuam haxhin tonë, e në atë rast na u obligua të therim kurban, siç thotë Allahu ﷻ: “... le të therë kurban sipas mundësisë. Ndërkaq, ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi...” (Bekare, 196) Pra, (kur të ktheheni) në vendbanimet tuaja. Mjafton të theret një dele. Domethënë, i bashkuan dy rite në një vit: haxhin dhe umrën. Allahu e ka zbritur këtë dispozitë në Librin e Tij, gjë të cilën e ka praktikuar edhe i Dërguari i Tij ﷺ dhe ua ka lejuar njerëzve, përveç banorëve të Mekës. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kjo është për ata që nuk janë nga Meka...” (Bekare, 196) Muajt e haxhit, të cilët i ka përmendur Allahu, janë: shevali, dhul kade dhe dhul hixhe. Atij që kryen haxhin temetu në këta muaj, i obligohet të therë një kurban ose të agjërojë. Me fjalën الرَّفَثُ (rafeth) janë për qëllim marrëdhëniet intime. Me fjalën: الْفُسُوقُ (fusuk) janë për qëllim mëkatet. Ndërkaq, me fjalën الْجِدَالُ (xhidal) është për qëllim polemika. (Bekare, 197)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1572",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَقَالَ أَبُو كَامِلٍ فُضَيْلُ بْنُ حُسَيْنٍ الْبَصْرِيُّ: حَدَّثَنَا أَبُو مَعْشَرٍ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ غِيَاثٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ سُئِلَ عَنْ مُتْعَةِ الْحَجِّ، فَقَالَ: أَهَلَّ الْمُهَاجِرُونَ وَالأَنْصَارُ وَأَزْوَاجُ النَّبِيِّ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ وَأَهْلَلْنَا، فَلَمَّا قَدِمْنَا مَكَّةَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"اجْعَلُوا إِهْلاَلَكُمْ بِالْحَجِّ عُمْرَةً إِلاَّ مَنْ قَلَّدَ الْهَدْىَ\". فَطُفْنَا بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ وَأَتَيْنَا النِّسَاءَ، وَلَبِسْنَا الثِّيَابَ وَقَالَ: \"مَنْ قَلَّدَ الْهَدْىَ فَإِنَّهُ لاَ يَحِلُّ لَهُ حَتَّى يَبْلُغَ الْهَدْىُ مَحِلَّهُ\". ثُمَّ أَمَرَنَا عَشِيَّةَ التَّرْوِيَةِ أَنْ نُهِلَّ بِالْحَجِّ، فَإِذَا فَرَغْنَا مِنَ الْمَنَاسِكِ جِئْنَا فَطُفْنَا بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ فَقَدْ تَمَّ حَجُّنَا، وَعَلَيْنَا الْهَدْىُ كَمَا قَالَ اللَّهُ تَعَالَى ﴿فَمَا اسْتَيْسَرَ مِنَ الْهَدْىِ فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ فِي الْحَجِّ وَسَبْعَةٍ إِذَا رَجَعْتُمْ...﴾ [البقرة: ١٩٦] إِلَى أَمْصَارِكُمْ. الشَّاةُ تَجْزِي، فَجَمَعُوا نُسُكَيْنِ فِي عَامٍ بَيْنَ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ، فَإِنَّ اللَّهَ تَعَالَى أَنْزَلَهُ فِي كِتَابِهِ وَسَنَّهُ نَبِيُّهُ ﷺ وَأَبَاحَهُ لِلنَّاسِ غَيْرَ أَهْلِ مَكَّةَ. قَالَ اللَّهُ: ﴿ذَلِكَ لِمَنْ لَمْ يَكُنْ أَهْلُهُ حَاضِرِي الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ...﴾ [البقرة: ١٩٦] وَأَشْهُرُ الْحَجِّ الَّتِي ذَكَرَ اللَّهُ تَعَالَى شَوَّالٌ وَذُو الْقَعْدَةِ وَذُو الْحَجَّةِ، فَمَنْ تَمَتَّعَ فِي هَذِهِ الأَشْهُرِ فَعَلَيْهِ دَمٌ أَوْ صَوْمٌ، وَالرَّفَثُ الْجِمَاعُ، وَالْفُسُوقُ الْمَعَاصِي، وَالْجِدَالُ الْمِرَاءُ.",
    "albanian": "Ebu Kamil Fudajl ibn Husejn Basriu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Masheri, e këtij i ka treguar Othman ibn Gijathi se Ikrime tregon se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet rreth haxhit temetu, e në atë rast u përgjigj: “Në haxhin lamtumirës muhaxhirët, ensarët dhe gratë e Pejgamberit ﷺ hynë në ihram e ashtu vepruam edhe ne. Kur arritëm në Mekë, i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Haxhin tuaj shndërrojeni në umre, përveç atyre që e kanë marrë kurbanin me vete.” E bëmë tavafin, ecjen mes Safasë e Mervës, pastaj shkuam me gratë tona dhe i veshëm rrobat tona të zakonshme. Pejgamberi ﷺ tha: “Ata që e kanë marrë kurbanin me vete, të mos lirohen nga ihrami pa e therur kurbanin në vendin e vet.” Në pasditen e ditës së Tervijës (ditës së tetë) na urdhëroi të hyjmë në ihram për haxh. Pasi i përfunduam ritet nëpër vendet e shenjta (Arafat, Muzdelife etj.), e bëmë tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës dhe kështu e kompletuam haxhin tonë, e në atë rast na u obligua të therim kurban, siç thotë Allahu ﷻ: “... le të therë kurban sipas mundësisë. Ndërkaq, ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi...” (Bekare, 196) Pra, (kur të ktheheni) në vendbanimet tuaja. Mjafton të theret një dele. Domethënë, i bashkuan dy rite në një vit: haxhin dhe umrën. Allahu e ka zbritur këtë dispozitë në Librin e Tij, gjë të cilën e ka praktikuar edhe i Dërguari i Tij ﷺ dhe ua ka lejuar njerëzve, përveç banorëve të Mekës. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kjo është për ata që nuk janë nga Meka...” (Bekare, 196) Muajt e haxhit, të cilët i ka përmendur Allahu, janë: shevali, dhul kade dhe dhul hixhe. Atij që kryen haxhin temetu në këta muaj, i obligohet të therë një kurban ose të agjërojë. Me fjalën الرَّفَثُ (rafeth) janë për qëllim marrëdhëniet intime. Me fjalën: الْفُسُوقُ (fusuk) janë për qëllim mëkatet. Ndërkaq, me fjalën الْجِدَالُ (xhidal) është për qëllim polemika. (Bekare, 197)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1572.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1572.json"
  }
}