Sahihu i Buhariut — Hadithi 1594

Haxhi · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Vasil Ahdebi, e ky nga Ebu Vaili se ka thënë: Shkova te Shejbe. [t]: Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Vasili se Ebu Vaili tregon: “U ula bashkë me Shejben (pronarin e çelësit të Qabesë) në karrige në Qabe.” Ai tha: “Omeri ka qenë ulur në këtë vend kur ka thënë: - Më ka shkuar mendja që në të (Qabe) të mos lë as ar e as argjend pa e shpërndarë ndër muslimanë. - Por pararendësit e tu (Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri) nuk kanë vepruar kësisoj, - i thashë. - Ata janë burrat që po i pasoj, - tha Omeri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا وَاصِلٌ الأَحْدَبُ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ قَالَ: جِئْتُ إِلَى شَيْبَةَ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا قَبِيصَةُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ وَاصِلٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ قَالَ: جَلَسْتُ مَعَ شَيْبَةَ عَلَى الْكُرْسِيِّ فِي الْكَعْبَةِ فَقَالَ: لَقَدْ جَلَسَ هَذَا الْمَجْلِسَ عُمَرُ - رضى الله عنه - فَقَالَ: لَقَدْ هَمَمْتُ أَنْ لاَ أَدَعَ فِيهَا صَفْرَاءَ وَلاَ بَيْضَاءَ إِلاَّ قَسَمْتُهُ. قُلْتُ: إِنَّ صَاحِبَيْكَ لَمْ يَفْعَلاَ. قَالَ: هُمَا الْمَرْآنِ أَقْتَدِي بِهِمَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1594