Sahihu i Buhariut — Hadithi 1599

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hynte në Qabe, ecte drejt duke e lënë derën mbrapa shpine, derisa arrinte tri kute afër murit që kishte përballë dhe falej. Synonte vendin ku është falur i Dërguari i Allahut ﷺ, siç i kishte treguar Bilali. Por, nuk prish punë nëse dikush falet në ndonjë pjesë tjetër brenda Qabesë.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ مُحَمَّدٍ: قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ كَانَ إِذَا دَخَلَ الْكَعْبَةَ مَشَى قِبَلَ الْوَجْهِ حِينَ يَدْخُلُ، وَيَجْعَلُ الْبَابَ قِبَلَ الظَّهْرِ، يَمْشِي حَتَّى يَكُونَ بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجِدَارِ الَّذِي قِبَلَ وَجْهِهِ قَرِيبًا مِنْ ثَلاَثِ أَذْرُعٍ، فَيُصَلِّي يَتَوَخَّى الْمَكَانَ الَّذِي أَخْبَرَهُ بِلاَلٌ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ صَلَّى فِيهِ، وَلَيْسَ عَلَى أَحَدٍ بَأْسٌ أَنْ يُصَلِّيَ فِي أَىِّ نَوَاحِي الْبَيْتِ شَاءَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1599