Sahihu i Buhariut — Hadithi 160

Abdesi · Transmetuesi: Othman ibn Afani

Shqip

Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Salih ibn Kejsani se Ibn Shihabi ka thënë: Por Urve tregon se Humrani tregon: “Kur Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mori abdes, tha: “A t'ju tregoj një hadith, të cilin, po të mos ishte një ajet kuranor, nuk do t'ju tregoja: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Sa herë që dikush merr abdes duke e përsosur atë, e pastaj e fal namazin, i falen mëkatet, prej namazit në fjalë deri në namazin tjetër.” Urve thotë: “Ajeti (në të cilin aludon Othmani) është: “Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Tevrat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (melekë e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.” (Bekare, 159)

Arabisht

وَعَنْ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: قَالَ صَالِحُ بْنُ كَيْسَانَ: قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: وَلَكِنْ عُرْوَةُ يُحَدِّثُ عَنْ حُمْرَانَ: فَلَمَّا تَوَضَّأَ عُثْمَانُ قَالَ: أَلاَ أُحَدِّثُكُمْ حَدِيثًا لَوْلاَ آيَةٌ مَا حَدَّثْتُكُمُوهُ، سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "لاَ يَتَوَضَّأُ رَجُلٌ فَيُحْسِنُ وُضُوءَهُ، وَيُصَلِّي الصَّلاَةَ إِلاَّ غُفِرَ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الصَّلاَةِ حَتَّى يُصَلِّيَهَا". قَالَ عُرْوَةُ: الآيَةُ ﴿إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَىٰ مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ ۙ أُولَـٰئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللَّـهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ ﴾ [البقرة: ١٥٩]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/160