{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1614",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1614",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1614",
  "text": "1614, 1615 - Esbegu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri se Muhamed ibn Abdurrahmani tregon: “Urvës ia përmenda çështjen e atij që vete në Mekë (me nijet të haxhit ifrad), e në atë rast më tha: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se gjëja e parë që Pejgamberi ﷺ ka vepruar kur pati ardhur në Mekë ka qenë abdesi dhe tavafi rreth Qabesë, e nuk e ka shndërruar në umre (haxh temetu). Më pas kështu vepronin edhe Ebu Bekri e Omeri.” Urve thotë: “Haxhin e kam kryer edhe me babanë tim, Zubejrin, dhe gjëja e parë që veproi ka qenë tavafi. Kështu i kam parë duke vepruar edhe muhaxhirët e ensarët. Ndërkaq, nëna ime (Esma) më ka treguar se së bashku me Zubejrin, me motrën e vet (Aishen) dhe me këtë e atë qenë nisur me nijet të umrës (haxh temetu). Dhe, pasi e kanë prekur Gurin e Zi (dhe e kanë kryer umrën), janë liruar prej ihramëve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1614",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَصْبَغُ، عَنِ ابْنِ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ قَالَ: ذَكَرْتُ لِعُرْوَةَ قَالَ: فَأَخْبَرَتْنِي عَائِشَةُ - رضى الله عنها -: أَنَّ أَوَّلَ، شَىْءٍ بَدَأَ بِهِ حِينَ قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ أَنَّهُ تَوَضَّأَ، ثُمَّ طَافَ، ثُمَّ لَمْ تَكُنْ عُمْرَةً، ثُمَّ حَجَّ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ - رضى الله عنهما - مِثْلَهُ. ثُمَّ حَجَجْتُ مَعَ أَبِي الزُّبَيْرِ - رضى الله عنه - فَأَوَّلُ شَىْءٍ بَدَأَ بِهِ الطَّوَافُ، ثُمَّ رَأَيْتُ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنْصَارَ يَفْعَلُونَهُ، وَقَدْ أَخْبَرَتْنِي أُمِّي أَنَّهَا أَهَلَّتْ هِيَ وَأُخْتُهَا وَالزُّبَيْرُ وَفُلاَنٌ وَفُلاَنٌ بِعُمْرَةٍ، فَلَمَّا مَسَحُوا الرُّكْنَ حَلُّوا.",
    "albanian": "1614, 1615 - Esbegu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri se Muhamed ibn Abdurrahmani tregon: “Urvës ia përmenda çështjen e atij që vete në Mekë (me nijet të haxhit ifrad), e në atë rast më tha: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se gjëja e parë që Pejgamberi ﷺ ka vepruar kur pati ardhur në Mekë ka qenë abdesi dhe tavafi rreth Qabesë, e nuk e ka shndërruar në umre (haxh temetu). Më pas kështu vepronin edhe Ebu Bekri e Omeri.” Urve thotë: “Haxhin e kam kryer edhe me babanë tim, Zubejrin, dhe gjëja e parë që veproi ka qenë tavafi. Kështu i kam parë duke vepruar edhe muhaxhirët e ensarët. Ndërkaq, nëna ime (Esma) më ka treguar se së bashku me Zubejrin, me motrën e vet (Aishen) dhe me këtë e atë qenë nisur me nijet të umrës (haxh temetu). Dhe, pasi e kanë prekur Gurin e Zi (dhe e kanë kryer umrën), janë liruar prej ihramëve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1614.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1614.json"
  }
}