Sahihu i Buhariut — Hadithi 1619

Haxhi · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Bëje tavafin mbrapa turmës së njerëzve, hipur mbi kafshë.” Teksa unë e bëja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, afër Qabesë dhe e këndonte suren Tur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ نَوْفَلٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ زَيْنَبَ بِنْتِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها - زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: شَكَوْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَنِّي أَشْتَكِي‏.‏ فَقَالَ: ‏ ‏"‏طُوفِي مِنْ وَرَاءِ النَّاسِ، وَأَنْتِ رَاكِبَةٌ‏"‏‏‏.‏‏ فَطُفْتُ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَئِذٍ يُصَلِّي إِلَى جَنْبِ الْبَيْتِ، وَهُوَ يَقْرَأُ ‏ ﴿‏وَالطُّورِ * وَكِتَابٍ مَسْطُورٍ‏﴾‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1619