Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te vendi ku haxhilerët shërbehen me ujë dhe kërkoi të pijë. Atëherë Abasi tha: “O Fadël, shko te nëna jote dhe silli ujë të Dërguarit të Allahut!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Më jep të pi!” - O i Dërguari i Allahut, njerëzit i fusin duart në të (enë), - i tha Abasi. - “Më jep të pi!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ dhe piu. Pastaj, teksa ata po shpërndanin ujë dhe po punonin te Zemzemi, shkoi e u tha: - “Vazhdoni të punoni, se jeni në mirësi”, - dhe vijoi: “Po të mos kisha frikë se njerëzit do t'ju shkaktojnë tollovi në këtë punë , edhe unë do të zbrisja dhe do ta vendosja litarin mu këtu” , - bëri me shenjë te supi i tij.
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ خَالِدٍ الْحَذَّاءِ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ جَاءَ إِلَى السِّقَايَةِ، فَاسْتَسْقَى، فَقَالَ الْعَبَّاسُ: يَا فَضْلُ اذْهَبْ إِلَى أُمِّكَ، فَأْتِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بِشَرَابٍ مِنْ عِنْدِهَا. فَقَالَ: "اسْقِنِي". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّهُمْ يَجْعَلُونَ أَيْدِيَهُمْ فِيهِ. قَالَ: "اسْقِنِي". فَشَرِبَ مِنْهُ، ثُمَّ أَتَى زَمْزَمَ، وَهُمْ يَسْقُونَ وَيَعْمَلُونَ فِيهَا. فَقَالَ: "اعْمَلُوا، فَإِنَّكُمْ عَلَى عَمَلٍ صَالِحٍ - ثُمَّ قَالَ - لَوْلاَ أَنْ تُغْلَبُوا لَنَزَلْتُ حَتَّى أَضَعَ الْحَبْلَ عَلَى هَذِهِ". - يَعْنِي عَاتِقَهُ - وَأَشَارَ إِلَى عَاتِقِهِ.