Sahihu i Buhariut — Hadithi 1639

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon: “Teksa Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e (kishte sjellë) devenë në shtëpi (për t'i hipur), i vajti i biri i tij, Abdullah ibn Abdullahu, dhe i tha: - Kam frikë se këtë vit do të ketë luftime mes njerëzve, andaj do të të ndalin prej haxhit... Sikur të qëndroje këtu! - I Dërguari i Allahut ﷺ pati shkuar, por jobesimtarët kurejshë e patën penguar nga Qabeja. E, nëse edhe mua më pengon ndokush, do të veproj siç pati vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ. “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut... ” (Ahzab, 21) Jini dëshmitarë se po e bashkoj umrën me haxhin, - tha Ibn Omeri. Më pas, shkoi (në Mekë) dhe bëri një tavaf të vetëm për të dyja (haxhin dhe umrën).”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُلَيَّةَ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ: أَنَّ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - دَخَلَ ابْنُهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ،وَظَهْرُهُ فِي الدَّارِ. فَقَالَ: إِنِّي لاَ آمَنُ أَنْ يَكُونَ الْعَامَ بَيْنَ النَّاسِ قِتَالٌ. فَيَصُدُّوكَ عَنِ الْبَيْتِ، فَلَوْ أَقَمْتَ. فَقَالَ: قَدْ خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَحَالَ كُفَّارُ قُرَيْشٍ بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْبَيْتِ، فَإِنْ حِيلَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ أَفْعَلُ كَمَا فَعَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ...﴾ [الأحزاب:٢١] ثُمَّ قَالَ: أُشْهِدُكُمْ أَنِّي قَدْ أَوْجَبْتُ مَعَ عُمْرَتِي حَجًّا. قَالَ: ثُمَّ قَدِمَ فَطَافَ لَهُمَا طَوَافًا وَاحِدًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1639