Sahihu i Buhariut — Hadithi 1649

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e praktikonte ecjen me nxitim gjatë tavafit dhe mes Safasë e Mervës, në mënyrë që idhujtarët të shihnin fuqinë e tij.” Humejdiu ka shtuar: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky e ka dëgjuar Atain, e ky nga Ibn Abasi, njëjtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: إِنَّمَا سَعَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْبَيْتِ وَبَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ لِيُرِيَ الْمُشْرِكِينَ قُوَّتَهُ‏.‏ زَادَ الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو قَالَ: سَمِعْتُ عَطَاءً، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، مِثْلَهُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1649