{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1651",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1651",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1651",
  "text": "Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Habib Mualimi, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij hynë në ihram me nijet të haxhit. Por, përveç Pejgamberit ﷺ dhe Talhait, asnjëri nuk kishte marrë kurban me vete. Edhe Aliu, i cili erdhi prej Jemenit, kishte marrë një kurban me vete, e në atë rast tha se kishte hyrë në ihram me të njëjtin nijet sikurse Pejgamberi ﷺ. Atëherë, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi shokët e vet për ta shndërruar në umre: ta kryejnë tavafin, t'i shkurtojnë flokët dhe të lirohen prej ihramëve, përveç atyre që me vete kishin marrë kurbane.” Ata thanë: “Të nisemi për në Mina, kur dikush prej nesh ka bërë marrëdhënie me bashkëshorten?!” Kur Pejgamberit ﷺ i arritën këto fjalë, tha: “Sikur të kthehej edhe njëherë ajo që kaloi, nuk do ta merrja kurbanin me vete. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha (prej ihramëve) .” Ndërkohë, Aishes iu paraqitën menstruacionet, andaj i kreu të gjitha ritet, përveç tavafit rreth Qabesë. Pasi u pastrua, e kreu edhe tavafin. Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut! Ju po ktheheni me haxh dhe umre, kurse unë vetëm me haxh. Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Abdurrahman ibn Ebu Bekrin për të shkuar me të në Tenëim, kështu që ajo e kreu umrën pas haxhit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1651",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ؛ [ح:] وَقَالَ لِي خَلِيفَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا حَبِيبٌ الْمُعَلِّمُ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَهَلَّ النَّبِيُّ ﷺ هُوَ وَأَصْحَابُهُ بِالْحَجِّ، وَلَيْسَ مَعَ أَحَدٍ مِنْهُمْ هَدْىٌ، غَيْرَ النَّبِيِّ ﷺ وَطَلْحَةَ، وَقَدِمَ عَلِيٌّ مِنَ الْيَمَنِ، وَمَعَهُ هَدْىٌ فَقَالَ: أَهْلَلْتُ بِمَا أَهَلَّ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ. فَأَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ أَصْحَابَهُ أَنْ يَجْعَلُوهَا عُمْرَةً، وَيَطُوفُوا، ثُمَّ يُقَصِّرُوا وَيَحِلُّوا، إِلاَّ مَنْ كَانَ مَعَهُ الْهَدْىُ، فَقَالُوا: نَنْطَلِقُ إِلَى مِنًى، وَذَكَرُ أَحَدِنَا يَقْطُرُ مَنِيًا، فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: \"لَوِ اسْتَقْبَلْتُ مِنْ أَمْرِي مَا اسْتَدْبَرْتُ مَا أَهْدَيْتُ، وَلَوْلاَ أَنَّ مَعِي الْهَدْىَ لأَحْلَلْتُ\". وَحَاضَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها - فَنَسَكَتِ الْمَنَاسِكَ كُلَّهَا، غَيْرَ أَنَّهَا لَمْ تَطُفْ بِالْبَيْتِ، فَلَمَّا طَهُرَتْ طَافَتْ بِالْبَيْتِ. قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، تَنْطَلِقُونَ بِحَجَّةٍ وَعُمْرَةٍ، وَأَنْطَلِقُ بِحَجٍّ فَأَمَرَ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَبِي بَكْرٍ أَنْ يَخْرُجَ مَعَهَا إِلَى التَّنْعِيمِ، فَاعْتَمَرَتْ بَعْدَ الْحَجِّ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Habib Mualimi, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij hynë në ihram me nijet të haxhit. Por, përveç Pejgamberit ﷺ dhe Talhait, asnjëri nuk kishte marrë kurban me vete. Edhe Aliu, i cili erdhi prej Jemenit, kishte marrë një kurban me vete, e në atë rast tha se kishte hyrë në ihram me të njëjtin nijet sikurse Pejgamberi ﷺ. Atëherë, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi shokët e vet për ta shndërruar në umre: ta kryejnë tavafin, t'i shkurtojnë flokët dhe të lirohen prej ihramëve, përveç atyre që me vete kishin marrë kurbane.” Ata thanë: “Të nisemi për në Mina, kur dikush prej nesh ka bërë marrëdhënie me bashkëshorten?!” Kur Pejgamberit ﷺ i arritën këto fjalë, tha: “Sikur të kthehej edhe njëherë ajo që kaloi, nuk do ta merrja kurbanin me vete. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha (prej ihramëve) .” Ndërkohë, Aishes iu paraqitën menstruacionet, andaj i kreu të gjitha ritet, përveç tavafit rreth Qabesë. Pasi u pastrua, e kreu edhe tavafin. Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut! Ju po ktheheni me haxh dhe umre, kurse unë vetëm me haxh. Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Abdurrahman ibn Ebu Bekrin për të shkuar me të në Tenëim, kështu që ajo e kreu umrën pas haxhit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1651.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1651.json"
  }
}