{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1652",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1652",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1652",
  "text": "Muemel ibn Hishami na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi se Hafsa (bint Sirini) tregon: “Virgjëreshat e reja (që sapo kanë hyrë në pubertet) i ndalonim të dilnin (për Bajram). Një ditë, një grua erdhi në kullën e Benu Halefit, ku transmetoi një hadith nga motra e vet, burri i së cilës kishte marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në dymbëdhjetë luftëra, kurse motra ime kishte qenë së bashku me të në gjashtë syresh, tek thoshte: “I mjekonim të plagosurit dhe kujdeseshim për të sëmurët. Njëherë e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “A prish punë që, nëse ndonjëra prej nesh, që nuk posedon mantel, të mos marrë pjesë në Bajram (gjatë faljes)?” Ai tha: “Le t'ia huazojë shoqja shoqes një mantel, që të ndiejë mirësinë dhe lutjet e besimtarëve.” Kur erdhi Umu Atija, e cila e kishte zakon që, sa herë e përmendte Pejgamberin ﷺ, të thoshte: “Kurban i bëfsha babanë tim! - ato e pyetën, - ose ka thënë: ne e pyetëm: “A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë kështu?” Ajo tha: “Po, kurban i bëfsha babanë tim!” Ai tha: “Le të dalin (për namazin e Bajramit) virgjëreshat e reja që veçoheshin në dhomat e tyre, - ose ka thënë: virgjëreshat dhe ato që veçoheshin në dhomat e tyre, - dhe ato me menstruacione, që të ndiejnë mirësinë dhe lutjet e besimtarëve. Ndërkaq, ato me menstruacione të largohen prej namazgjahut .” Hafsa thotë: “E pyeta: - Ato me menstruacione?! - A nuk prezantojnë në Arafat, si dhe këtu e atje? - u përgjigj ajo.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1652",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Hafsa bint Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُؤَمَّلُ بْنُ هِشَامٍ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ حَفْصَةَ قَالَتْ: كُنَّا نَمْنَعُ عَوَاتِقَنَا أَنْ يَخْرُجْنَ، فَقَدِمَتِ امْرَأَةٌ فَنَزَلَتْ قَصْرَ بَنِي خَلَفٍ، فَحَدَّثَتْ أَنْ أُخْتَهَا كَانَتْ تَحْتَ رَجُلٍ مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَدْ غَزَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثِنْتَىْ عَشْرَةَ غَزْوَةً، وَكَانَتْ أُخْتِي مَعَهُ فِي سِتِّ غَزَوَاتٍ، قَالَتْ: كُنَّا نُدَاوِي الْكَلْمَى وَنَقُومُ عَلَى الْمَرْضَى. فَسَأَلَتْ أُخْتِي رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: هَلْ عَلَى إِحْدَانَا بَأْسٌ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهَا جِلْبَابٌ أَنْ لاَ تَخْرُجَ؟ قَالَ: \"لِتُلْبِسْهَا صَاحِبَتُهَا مِنْ جِلْبَابِهَا، وَلْتَشْهَدِ الْخَيْرَ، وَدَعْوَةَ الْمُؤْمِنِينَ\". فَلَمَّا قَدِمَتْ أُمُّ عَطِيَّةَ - رضى الله عنها - سَأَلْنَهَا - أَوْ قَالَتْ: سَأَلْنَاهَا - فَقَالَتْ: وَكَانَتْ لاَ تَذْكُرُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ إِلاَّ قَالَتْ: بِأَبِي. فَقُلْنَا: أَسَمِعْتِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ كَذَا وَكَذَا؟ قَالَتْ: نَعَمْ بِأَبِي. فَقَالَ: \"لِتَخْرُجِ الْعَوَاتِقُ ذَوَاتُ الْخُدُورِ ـ أَوِ الْعَوَاتِقُ وَذَوَاتُ الْخُدُورِ - وَالْحُيَّضُ، فَيَشْهَدْنَ الْخَيْرَ، وَدَعْوَةَ الْمُسْلِمِينَ، وَيَعْتَزِلُ الْحُيَّضُ الْمُصَلَّى\". فَقُلْتُ: الْحَائِضُ؟ فَقَالَتْ: أَوَ لَيْسَ تَشْهَدُ عَرَفَةَ؟، وَتَشْهَدُ كَذَا وَتَشْهَدُ كَذَا؟",
    "albanian": "Muemel ibn Hishami na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi se Hafsa (bint Sirini) tregon: “Virgjëreshat e reja (që sapo kanë hyrë në pubertet) i ndalonim të dilnin (për Bajram). Një ditë, një grua erdhi në kullën e Benu Halefit, ku transmetoi një hadith nga motra e vet, burri i së cilës kishte marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në dymbëdhjetë luftëra, kurse motra ime kishte qenë së bashku me të në gjashtë syresh, tek thoshte: “I mjekonim të plagosurit dhe kujdeseshim për të sëmurët. Njëherë e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “A prish punë që, nëse ndonjëra prej nesh, që nuk posedon mantel, të mos marrë pjesë në Bajram (gjatë faljes)?” Ai tha: “Le t'ia huazojë shoqja shoqes një mantel, që të ndiejë mirësinë dhe lutjet e besimtarëve.” Kur erdhi Umu Atija, e cila e kishte zakon që, sa herë e përmendte Pejgamberin ﷺ, të thoshte: “Kurban i bëfsha babanë tim! - ato e pyetën, - ose ka thënë: ne e pyetëm: “A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë kështu?” Ajo tha: “Po, kurban i bëfsha babanë tim!” Ai tha: “Le të dalin (për namazin e Bajramit) virgjëreshat e reja që veçoheshin në dhomat e tyre, - ose ka thënë: virgjëreshat dhe ato që veçoheshin në dhomat e tyre, - dhe ato me menstruacione, që të ndiejnë mirësinë dhe lutjet e besimtarëve. Ndërkaq, ato me menstruacione të largohen prej namazgjahut .” Hafsa thotë: “E pyeta: - Ato me menstruacione?! - A nuk prezantojnë në Arafat, si dhe këtu e atje? - u përgjigj ajo.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1652.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1652.json"
  }
}