Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Abdulmeliku i dërgoi një letër Haxhaxhit (ku i thoshte) të mos e kundërshtonte Ibn Omerin për çështje të haxhit. Ditën e Arafatit isha me Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur, pasi dielli e kishte kaluar pikën e tij kulmore, vajti te tenda e Haxhaxhit dhe thirri. Haxhaxhi doli i mbështjellë me gunë të lyer me shafran dhe tha: “Çfarë ke, o Ebu Abdurrahman?” - Të largohemi (nga këtu), nëse dëshiron ta praktikosh Sunetin, - iu përgjigj Ibn Omeri. - Në këtë kohë?! - pyeti Haxhaxhi. - Po. - E po, më prit pak, derisa të lahem dhe të dal. Ibn Omeri zbriti (nga kafsha e tij) dhe priti derisa doli Haxhaxhi, i cili filloi të ecë mes meje dhe babait tim. (Salimi thotë:) I thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, shkurtoje hutben dhe ngute qëndrimin (faljen e namazit, në mënyrë që të shpejtosh për te vendi i qëndrimit në Arafat).” Ai e shikoi Abdullahun dhe, kur e vërejti këtë, Abdullahu tha: “Ashtu është.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمٍ قَالَ: كَتَبَ عَبْدُ الْمَلِكِ إِلَى الْحَجَّاجِ أَنْ لاَ يُخَالِفَ ابْنَ عُمَرَ فِي الْحَجِّ، فَجَاءَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنه - وَأَنَا مَعَهُ يَوْمَ عَرَفَةَ حِينَ زَالَتِ الشَّمْسُ، فَصَاحَ عِنْدَ سُرَادِقِ الْحَجَّاجِ، فَخَرَجَ وَعَلَيْهِ مِلْحَفَةٌ مُعَصْفَرَةٌ فَقَالَ: مَا لَكَ يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ؟ فَقَالَ: الرَّوَاحَ إِنْ كُنْتَ تُرِيدُ السُّنَّةَ. قَالَ: هَذِهِ السَّاعَةَ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَأَنْظِرْنِي حَتَّى أُفِيضَ عَلَى رَأْسِي ثُمَّ أَخْرُجَ. فَنَزَلَ حَتَّى خَرَجَ الْحَجَّاجُ، فَسَارَ بَيْنِي وَبَيْنَ أَبِي، فَقُلْتُ: إِنْ كُنْتَ تُرِيدُ السُّنَّةَ فَاقْصُرِ الْخُطْبَةَ وَعَجِّلِ الْوُقُوفَ. فَجَعَلَ يَنْظُرُ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ، فَلَمَّا رَأَى ذَلِكَ عَبْدُ اللَّهِ قَالَ: صَدَقَ.