Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Salim ibn Abdullahu tregon se Abdulmelik ibn Mervani i dërgoi një letër Haxhaxhit (për t'i thënë) që ta pasojë Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në çështje të haxhit. Ditën e Arafatit isha me Ibn Omerin kur, pasi dielli kaloi zenitin, vajti te tenda e Haxhaxhit dhe thirri: - Ku është ky? Haxhaxhi doli, e në atë rast Ibn Omeri i tha: “Të largohemi (nga këtu).” - Tani?! - pyeti Haxhaxhi. - Po. - Më prit pak, derisa të lahem. Ibn Omeri zbriti (nga kafsha e tij dhe priti) derisa erdhi Haxhaxhi, i cili filloi të ecë mes meje dhe babait tim. (Salimi thotë:) I thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin sot, shkurtoje hutben dhe ngute qëndrimin (faljen e namazit, në mënyrë që të shpejtosh për te vendi i qëndrimit në Arafat).” Ibn Omeri tha: “Ashtu është.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ:: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ عَبْدَ الْمَلِكِ بْنَ مَرْوَانَ، كَتَبَ إِلَى الْحَجَّاجِ أَنْ يَأْتَمَّ، بِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ فِي الْحَجِّ، فَلَمَّا كَانَ يَوْمُ عَرَفَةَ جَاءَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما - وَأَنَا مَعَهُ حِينَ زَاغَتِ الشَّمْسُ أَوْ زَالَتْ، فَصَاحَ عِنْدَ فُسْطَاطِهِ: أَيْنَ هَذَا؟ فَخَرَحَ إِلَيْهِ فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: الرَّوَاحَ. فَقَالَ: الآنَ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: أَنْظِرْنِي أُفِيضُ عَلَىَّ مَاءً. فَنَزَلَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما - حَتَّى خَرَجَ، فَسَارَ بَيْنِي وَبَيْنَ أَبِي. فَقُلْتُ: إِنْ كُنْتَ تُرِيدُ أَنْ تُصِيبَ السُّنَّةَ الْيَوْمَ فَاقْصُرِ الْخُطْبَةَ وَعَجِّلِ الْوُقُوفَ. فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: صَدَقَ.