Sahihu i Buhariut — Hadithi 1669

Haxhi · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Muhamed ibn Ebu Harmele, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, prej Arafatit, hipa mbrapa në kafshën e tij. Kur Pejgamberi ﷺ arriti te ana e majtë e qafëmalit që ndodhet nën Muzdelife, u ndal dhe urinoi. Pasi erdhi, i hodha ujë për abdes. Mori abdes shpejt dhe i thashë: “Namazin, o i Dërguari i Allahut!” Ai tha: “Namazin do ta falim më tutje.” Hipi sërish në kafshë, derisa arriti në Muzdelife, ku e fali namazin. Pastaj, mëngjesin tjetër, Fadli qe ai që hipi me të Dërguarin e Allahut ﷺ në kafshën e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي حَرْمَلَةَ، عَنْ كُرَيْبٍ، مَوْلَى ابْنِ عَبَّاسٍ عَنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ - رضى الله عنهما - أَنَّهُ قَالَ: رَدِفْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنْ عَرَفَاتٍ فَلَمَّا بَلَغَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الشِّعْبَ الأَيْسَرَ الَّذِي دُونَ الْمُزْدَلِفَةِ أَنَاخَ، فَبَالَ ثُمَّ جَاءَ فَصَبَبْتُ عَلَيْهِ الْوَضُوءَ، فَتَوَضَّأَ وُضُوءًا خَفِيفًا. فَقُلْتُ: الصَّلاَةَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "الصَّلاَةُ أَمَامَكَ". فَرَكِبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى أَتَى الْمُزْدَلِفَةَ، فَصَلَّى ثُمَّ رَدِفَ الْفَضْلُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ غَدَاةَ جَمْعٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1669