Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Kurejbi se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u nis prej Arafatit dhe (gjatë rrugës) u ndal te qafëmali, ku urinoi dhe mori abdes në formë jo të përkryer.” E pyeta: “A do të falesh?” - “Namazin do ta falim më tutje”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kur arriti në Muzdelife, mori abdes në formë të përkryer, u thirr ikameti dhe e fali akshamin. Pastaj, të gjithë njerëzit i pushuan devetë, secili te tenda e vet. Sërish u thirr ikameti, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u fal (namazin e jacisë), pa falur diçka tjetër mes tyre (akshamit dhe jacisë).”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنْ كُرَيْبٍ، عَنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ سَمِعَهُ يَقُولُ: دَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ عَرَفَةَ، فَنَزَلَ الشِّعْبَ، فَبَالَ ثُمَّ تَوَضَّأَ، وَلَمْ يُسْبِغِ الْوُضُوءَ. فَقُلْتُ لَهُ: الصَّلاَةُ؟ فَقَالَ: "الصَّلاَةُ أَمَامَكَ". فَجَاءَ الْمُزْدَلِفَةَ، فَتَوَضَّأَ، فَأَسْبَغَ، ثُمَّ أُقِيمَتِ الصَّلاَةُ، فَصَلَّى الْمَغْرِبَ، ثُمَّ أَنَاخَ كُلُّ إِنْسَانٍ بَعِيرَهُ فِي مَنْزِلِهِ، ثُمَّ أُقِيمَتِ الصَّلاَةُ فَصَلَّى، وَلَمْ يُصَلِّ بَيْنَهُمَا.