Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Kur Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bëri haxhin, në Muzdelife arritëm në kohën e ezanit të jacisë ose përafërsisht në atë kohë. Ai urdhëroi dikë ta thërrasë ezanin e ikametin dhe e fali akshamin. Pastaj i fali edhe dy rekate të tjera dhe kërkoi t'ia sillnin darkën. Me të darkuar, urdhëroi, - kujtoj se ka thënë: një burrë, - që ta thërrasë ezanin e ikametin.” Amri ka thënë: “Mendoj se mëdyshja këtu nuk ka ardhur prej dikujt tjetër pos Zuhejrit, - dhe e fali jacinë dy rekate. Kur zbardhi agimi, (pasi e fali sabahun) tha: “Në këtë kohë, vend dhe ditë, përveç këtij namazi, Pejgamberi ﷺ nuk falte asnjë namaz tjetër.” Abdullahu tha: “Fjala është për dy namazet që zhvendosen nga koha e vet: namazin e akshamit, (që falet) pasi njerëzit arrijnë në Muzdelife dhe namazin e sabahut, me të gdhirë agimi. Dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ يَزِيدَ يَقُولُ: حَجَّ عَبْدُ اللَّهِ - رضى الله عنه - فَأَتَيْنَا الْمُزْدَلِفَةَ حِينَ الأَذَانِ بِالْعَتَمَةِ، أَوْ قَرِيبًا مِنْ ذَلِكَ، فَأَمَرَ رَجُلاً فَأَذَّنَ وَأَقَامَ، ثُمَّ صَلَّى الْمَغْرِبَ، وَصَلَّى بَعْدَهَا رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ دَعَا بِعَشَائِهِ فَتَعَشَّى، ثُمَّ أَمَرَ - أُرَى رَجُلاً - فَأَذَّنَ وَأَقَامَ - قَالَ عَمْرٌو: لاَ أَعْلَمُ الشَّكَّ إِلاَّ مِنْ زُهَيْرٍ - ثُمَّ صَلَّى الْعِشَاءَ رَكْعَتَيْنِ، فَلَمَّا طَلَعَ الْفَجْرُ قَالَ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ لاَ يُصَلِّي هَذِهِ السَّاعَةَ إِلاَّ هَذِهِ الصَّلاَةَ، فِي هَذَا الْمَكَانِ، مِنْ هَذَا الْيَوْمِ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: هُمَا صَلاَتَانِ تُحَوَّلاَنِ عَنْ وَقْتِهِمَا: صَلاَةُ الْمَغْرِبِ بَعْدَ مَا يَأْتِي النَّاسُ الْمُزْدَلِفَةَ، وَالْفَجْرُ حِينَ يَبْزُغُ الْفَجْرُ. قَالَ: رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَفْعَلُهُ.