Sahihu i Buhariut — Hadithi 1686

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

1686, 1687 - Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Junus Ejliu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Usame ibn Zejdi u ul me Pejgamberin ﷺ, mbrapa në kafshën e tij, prej Arafatit deri në Muzdelife. Pastaj hipi Fadli, prej Muzdelifes deri në Mina. Të dy tregojnë se Pejgamberi ﷺ bënte telbijen në vazhdimësi, derisa i gjuajti guralecët në xhemrën e Akabesë.

Arabisht

حَدَّثَنَا زُهَيْرُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا وَهْبُ بْنُ جَرِيرٍ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ يُونُسَ الأَيْلِيِّ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ أُسَامَةَ بْنَ زَيْدٍ - رضى الله عنهما - كَانَ رِدْفَ النَّبِيِّ ﷺ مِنْ عَرَفَةَ إِلَى الْمُزْدَلِفَةِ، ثُمَّ أَرْدَفَ الْفَضْلَ مِنَ الْمُزْدَلِفَةِ إِلَى مِنًى - قَالَ: - فَكِلاَهُمَا قَالاَ: لَمْ يَزَلِ النَّبِيُّ ﷺ يُلَبِّي حَتَّى رَمَى جَمْرَةَ الْعَقَبَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1686