Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na kanë treguar Hishami dhe Shuëbe, e këtyre u ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një burrë duke i grahur një deveje, e në atë rast i tha: - “Hip në të!” - Është për kurban, - iu përgjigj ai. - “Hip në të!” - Ama, është për kurban. - “Hip në të!” - i tha Pejgamberi ﷺ për së treti.
حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، وَشُعْبَةُ، قَالاَ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى رَجُلاً يَسُوقُ بَدَنَةً، فَقَالَ: " ارْكَبْهَا". قَالَ: إِنَّهَا بَدَنَةٌ. قَالَ: "ارْكَبْهَا". قَالَ: إِنَّهَا بَدَنَةٌ. قَالَ: "ارْكَبْهَا". ثَلاَثًا.