Sahihu i Buhariut — Hadithi 1691

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Haxhin Lamtumirës i Dërguari i Allahut ﷺ e bashkoi umrën dhe haxhin, me haxh temetu. Kurbanin e mori me vete prej Dhul Hulejfes. Në fillim hyri në ihram për umre, pastaj për haxh. Kështu vepruan edhe të tjerët: e bashkuan umrën me haxhin. Disa kishin marrë kurbane me vete, e disa të tjerë jo. Kur Pejgamberi ﷺ arriti në Mekë, u tha njerëzve: “Ai që e ka sjellë kurbanin me vete, të mos lirohet prej ihramëve derisa ta kryejë haxhin. Ndërkaq, ai që nuk ka sjellë kurban me vete, le ta kryejë tavafin, ecjen mes Safasë e Mervës, le t'i shkurtojë flokët dhe le të lirohet prej ihramëve, pastaj le të hyjë sërish në ihram për haxh. Ai që nuk gjen kurban (për të therur) , le t'i agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë pasi të kthehet te familja e vet.” I Dërguari i Allahut ﷺ, me të arritur në Mekë, e bëri tavafin: fillimisht e preku Gurin e Zi dhe në tri rrotullimet e para nxitoi në ecje, kurse në katër të fundit eci normal. Pas tavafit, i fali dy rekate te Mekami dhe shkoi në Safa, ku e kreu ecjen mes Safasë e Mervës, shtatë herë. Më pas nuk u lirua prej ihramëve, derisa e kreu haxhin: e theri kurbanin ditën e Bajramit, shkoi dhe e kreu tavafin e haxhit, pastaj u lirua tërësisht prej ihramëve. Kështu vepruan të gjithë ata që e kishin marrë kurbanin me vete.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: تَمَتَّعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ بِالْعُمْرَةِ إِلَى الْحَجِّ، وَأَهْدَى فَسَاقَ مَعَهُ الْهَدْىَ مِنْ ذِي الْحُلَيْفَةِ، وَبَدَأَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَهَلَّ بِالْعُمْرَةِ، ثُمَّ أَهَلَّ بِالْحَجِّ، فَتَمَتَّعَ النَّاسُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ بِالْعُمْرَةِ إِلَى الْحَجِّ، فَكَانَ مِنَ النَّاسِ مَنْ أَهْدَى فَسَاقَ الْهَدْىَ، وَمِنْهُمْ مَنْ لَمْ يُهْدِ. فَلَمَّا قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ مَكَّةَ، قَالَ لِلنَّاسِ: "مَنْ كَانَ مِنْكُمْ أَهْدَى فَإِنَّهُ لاَ يَحِلُّ لِشَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ حَتَّى يَقْضِيَ حَجَّهُ، وَمَنْ لَمْ يَكُنْ مِنْكُمْ أَهْدَى فَلْيَطُفْ بِالْبَيْتِ، وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، وَلْيُقَصِّرْ، وَلْيَحْلِلْ، ثُمَّ لِيُهِلَّ بِالْحَجِّ، فَمَنْ لَمْ يَجِدْ هَدْيًا فَلْيَصُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ فِي الْحَجِّ وَسَبْعَةً إِذَا رَجَعَ إِلَى أَهْلِهِ". فَطَافَ حِينَ قَدِمَ مَكَّةَ، وَاسْتَلَمَ الرُّكْنَ أَوَّلَ شَىْءٍ، ثُمَّ خَبَّ ثَلاَثَةَ أَطْوَافٍ، وَمَشَى أَرْبَعًا، فَرَكَعَ حِينَ قَضَى طَوَافَهُ بِالْبَيْتِ عِنْدَ الْمَقَامِ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ سَلَّمَ، فَانْصَرَفَ فَأَتَى الصَّفَا فَطَافَ بِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ سَبْعَةَ أَطْوَافٍ، ثُمَّ لَمْ يَحْلِلْ مِنْ شَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ حَتَّى قَضَى حَجَّهُ وَنَحَرَ هَدْيَهُ يَوْمَ النَّحْرِ، وَأَفَاضَ فَطَافَ بِالْبَيْتِ، ثُمَّ حَلَّ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ، وَفَعَلَ مِثْلَ مَا فَعَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَنْ أَهْدَى وَسَاقَ الْهَدْىَ مِنَ النَّاسِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1691