Sahihu i Buhariut — Hadithi 1693

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Abdullah ibn Omeri tregon se i ka thënë babait të vet: - Mos shko (në haxh këtë vit), sepse kam frikë se do të të ndalin prej Qabesë. - Atëherë do të veproj siç pati vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21) Andaj, jini dëshmitarë se po ia obligoj vetes umrën, - tha Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe hyri në ihram për umre. Kështu, u nis për rrugë. Kur arriti në Bejda, hyri në ihram për haxh e umre dhe tha: “Çështja e haxhit dhe umrës është e njëjtë.” Pastaj bleu një kurban në Kudejd. Me të arritur (në Mekë), bëri një tavaf të përbashkët për të dy (haxhin e umrën) dhe nuk u lirua prej ihramëve, derisa u lirua edhe prej haxhit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهم - لأَبِيهِ: أَقِمْ، فَإِنِّي لاَ آمَنُهَا أَنْ سَتُصَدُّ عَنِ الْبَيْتِ. قَالَ: إِذًا أَفْعَلَ كَمَا فَعَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقَدْ قَالَ اللَّهُ: ﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ...﴾ [الأحزاب: ٢١] فَأَنَا أُشْهِدُكُمْ أَنِّي قَدْ أَوْجَبْتُ عَلَى نَفْسِي الْعُمْرَةَ.فَأَهَلَّ بِالْعُمْرَةِ. قَالَ: ثُمَّ خَرَجَ حَتَّى إِذَا كَانَ بِالْبَيْدَاءِ أَهَلَّ بِالْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ، وَقَالَ: مَا شَأْنُ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ إِلاَّ وَاحِدٌ. ثُمَّ اشْتَرَى الْهَدْىَ مِنْ قُدَيْدٍ، ثُمَّ قَدِمَ فَطَافَ لَهُمَا طَوَافًا وَاحِدًا، فَلَمْ يَحِلَّ حَتَّى حَلَّ مِنْهُمَا جَمِيعًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1693