Sahihu i Buhariut — Hadithi 1699

Haxhi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë ia thura qaforet kurbanit të Pejgamberit ﷺ, kurse ai e damkosi kurbanin dhe ia vendosi qaforet, - ose ka thënë: ia vendosa unë. - Pastaj kurbanin e dërgoi në Qabe, kurse vetë qëndroi në Medinë. Dhe (gjatë kësaj kohe), asgjë prej të lejuarave nuk iu bë e ndaluar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا أَفْلَحُ بْنُ حُمَيْدٍ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: فَتَلْتُ قَلاَئِدَ هَدْىِ النَّبِيِّ ﷺ ثُمَّ أَشْعَرَهَا وَقَلَّدَهَا - أَوْ قَلَّدْتُهَا - ثُمَّ بَعَثَ بِهَا إِلَى الْبَيْتِ، وَأَقَامَ بِالْمَدِينَةِ، فَمَا حَرُمَ عَلَيْهِ شَىْءٌ كَانَ لَهُ حِلٌّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1699