Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Amër ibn Hazmi e këtij ka rrëfyer Amra bint Abdurrahmani se Zijad ibn Ebu Sufjani i shkroi letër Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Abdullah ibn Abasi ka thënë: “Atij (që është në Medinë ose diku tjetër dhe) që dhuron kurban (për t'u therur në Mekë), i ndalohet çdo gjë që i ndalohet haxhiut derisa të theret kurbani i tij.” Amra tregon se Aishja iu përgjigj: “Nuk është ashtu siç ka thënë Ibn Abasi. Unë, vetë, me duart e mia ia kam thurur qaforet kurbanit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, pastaj ai ia ka vendosur me duart e veta dhe e ka dërguar me babanë tim (në Mekë). Por, derisa është therur kurbani, asgjë prej të lejuarave nuk i është bërë e ndaluar të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَزْمٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَنَّهَا أَخْبَرَتْهُ: أَنَّ زِيَادَ بْنَ أَبِي سُفْيَانَ كَتَبَ إِلَى عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: إِنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: مَنْ أَهْدَى هَدْيًا حَرُمَ عَلَيْهِ مَا يَحْرُمُ عَلَى الْحَاجِّ حَتَّى يُنْحَرَ هَدْيُهُ. قَالَتْ عَمْرَةُ: فَقَالَتْ عَائِشَةُ: لَيْسَ كَمَا قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ، أَنَا فَتَلْتُ قَلاَئِدَ هَدْىِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِيَدَىَّ، ثُمَّ قَلَّدَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِيَدَيْهِ، ثُمَّ بَعَثَ بِهَا مَعَ أَبِي فَلَمْ يَحْرُمْ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ شَىْءٌ أَحَلَّهُ اللَّهُ حَتَّى نُحِرَ الْهَدْىُ.