{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1708",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1708",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1708",
  "text": "Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte të shkonte në haxh vitin kur havarixhët e bënë haxhin gjatë kohës së (sundimit të) Ibn Zubejrit (në Mekë). Dikush i tha: “Do të zhvillohet luftë mes njerëzve, andaj kemi frikë se do të të ndalin (prej haxhit).” Ai iu përgjigj: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21) Kështu, do të veproj siç ka vepruar Pejgamberi ﷺ. Jini dëshmitarë se po ia obligoj vetes umrën.” U nis rrugës dhe, kur arriti në majë të Bejdasë, tha: “Çështja e umrës dhe haxhit është e njëjtë. Andaj, jini dëshmitarë se unë po e bashkoj haxhin me umrën. Kështu, mori me vete një kurban me qafore që e kishte blerë. Me të arritur (në Mekë), e bëri tavafin dhe ecjen në Safa, pastaj nuk shtoi asgjë më shumë e as u lirua prej ihramëve, deri ditën e Bajramit, kur i rroi flokët dhe theri kurbanin. Me kaq konsideroi se e ka kryer tavafin (këtu është për qëllim ecja mes Safasë dhe Mervës) e haxhit dhe umrës, me tavafin (ecjen mes Safasë dhe Mervës) e bërë në fillim.” Pastaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1708",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا أَبُو ضَمْرَةَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ، عَنْ نَافِعٍ قَالَ: أَرَادَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما - الْحَجَّ عَامَ حَجَّةِ الْحَرُورِيَّةِ فِي عَهْدِ ابْنِ الزُّبَيْرِ - رضى الله عنهما - فَقِيلَ لَهُ: إِنَّ النَّاسَ كَائِنٌ بَيْنَهُمْ قِتَالٌ، وَنَخَافُ أَنْ يَصُدُّوكَ. فَقَالَ: ﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ...﴾ [الأحزاب: ٢١] إِذًا أَصْنَعَ كَمَا صَنَعَ، أُشْهِدُكُمْ أَنِّي أَوْجَبْتُ عُمْرَةً. حَتَّى كَانَ بِظَاهِرِ الْبَيْدَاءِ قَالَ: مَا شَأْنُ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ إِلاَّ وَاحِدٌ، أُشْهِدُكُمْ أَنِّي جَمَعْتُ حَجَّةً مَعَ عُمْرَةٍ. وَأَهْدَى هَدْيًا مُقَلَّدًا اشْتَرَاهُ حَتَّى قَدِمَ، فَطَافَ بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا، وَلَمْ يَزِدْ عَلَى ذَلِكَ، وَلَمْ يَحْلِلْ مِنْ شَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ حَتَّى يَوْمِ النَّحْرِ، فَحَلَقَ وَنَحَرَ وَرَأَى أَنْ قَدْ قَضَى طَوَافَهُ الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ بِطَوَافِهِ الأَوَّلِ، ثُمَّ قَالَ: كَذَلِكَ صَنَعَ النَّبِيُّ ﷺ.",
    "albanian": "Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte të shkonte në haxh vitin kur havarixhët e bënë haxhin gjatë kohës së (sundimit të) Ibn Zubejrit (në Mekë). Dikush i tha: “Do të zhvillohet luftë mes njerëzve, andaj kemi frikë se do të të ndalin (prej haxhit).” Ai iu përgjigj: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21) Kështu, do të veproj siç ka vepruar Pejgamberi ﷺ. Jini dëshmitarë se po ia obligoj vetes umrën.” U nis rrugës dhe, kur arriti në majë të Bejdasë, tha: “Çështja e umrës dhe haxhit është e njëjtë. Andaj, jini dëshmitarë se unë po e bashkoj haxhin me umrën. Kështu, mori me vete një kurban me qafore që e kishte blerë. Me të arritur (në Mekë), e bëri tavafin dhe ecjen në Safa, pastaj nuk shtoi asgjë më shumë e as u lirua prej ihramëve, deri ditën e Bajramit, kur i rroi flokët dhe theri kurbanin. Me kaq konsideroi se e ka kryer tavafin (këtu është për qëllim ecja mes Safasë dhe Mervës) e haxhit dhe umrës, me tavafin (ecjen mes Safasë dhe Mervës) e bërë në fillim.” Pastaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1708.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1708.json"
  }
}