{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1739",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1739",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1739",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Fudajl ibn Gazvani, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Bajramit të Kurbanit, i Dërguari i Allahut ﷺ u ligjëroi njerëzve, e në atë rast tha: - “O njerëz, çfarë dite është sot?” - Ditë e shenjtë, - iu përgjigjën të pranishmit. - “Çfarë qyteti është ky?” - Qytet i shenjtë. - “Çfarë muaji është ky?” - Muaj i shenjtë. - “Dijeni mirë se: gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj”, - dhe e përsëriti këtë disa herë. Pastaj, e ngriti kokën dhe tha: - “O Allah, a e kumtova? O Allah, a e kumtova?” - Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se kjo ishte porosia e tij për umetin e vet. - “Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë. Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) duke vrarë njëri-tjetrin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1739",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ غَزْوَانَ: حَدَّثَنَا عِكْرِمَةُ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَطَبَ النَّاسَ يَوْمَ النَّحْرِ فَقَالَ: \"يَا أَيُّهَا النَّاسُ. أَىُّ يَوْمٍ هَذَا؟\" قَالُوا: يَوْمٌ حَرَامٌ. قَالَ: \"فَأَىُّ بَلَدٍ هَذَا؟\" قَالُوا: بَلَدٌ حَرَامٌ. قَالَ: \"فَأَىُّ شَهْرٍ هَذَا؟\" قَالُوا: شَهْرٌ حَرَامٌ. قَالَ: \"فَإِنَّ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ وَأَعْرَاضَكُمْ عَلَيْكُمْ حَرَامٌ، كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا، فِي بَلَدِكُمْ هَذَا فِي شَهْرِكُمْ هَذَا\". فَأَعَادَهَا مِرَارًا. ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ فَقَالَ: \"اللَّهُمَّ هَلْ بَلَّغْتُ؟ اللَّهُمَّ هَلْ بَلَّغْتُ؟\" قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ! إِنَّهَا لَوَصِيَّتُهُ إِلَى أُمَّتِهِ -: \"فَلْيُبْلِغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ، لاَ تَرْجِعُوا بَعْدِي كُفَّارًا يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ\".",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Fudajl ibn Gazvani, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Bajramit të Kurbanit, i Dërguari i Allahut ﷺ u ligjëroi njerëzve, e në atë rast tha: - “O njerëz, çfarë dite është sot?” - Ditë e shenjtë, - iu përgjigjën të pranishmit. - “Çfarë qyteti është ky?” - Qytet i shenjtë. - “Çfarë muaji është ky?” - Muaj i shenjtë. - “Dijeni mirë se: gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj”, - dhe e përsëriti këtë disa herë. Pastaj, e ngriti kokën dhe tha: - “O Allah, a e kumtova? O Allah, a e kumtova?” - Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se kjo ishte porosia e tij për umetin e vet. - “Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë. Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) duke vrarë njëri-tjetrin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1739.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1739.json"
  }
}