{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1741",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1741",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1741",
  "text": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Kurra, e ky nga Muhamed ibn Sirini, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekretes, nga Ebu Bekrete dhe (më ka lajmëruar po ashtu) një burrë tjetër, i cili tek unë ka pozitë më të lartë se Abdurrahmani: Humejd ibn Abdurrahmani, se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ligjëroi ditën e Bajramit të Kurbanit, e në atë rast na tha: - “Vallë, e dini çfarë dite është sot?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë të pranishmit. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është dita e Bajramit të Kurbanit?” - Po, ashtu është. - “Cili muaj është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është muaji dhul hixhe?” - Po, ashtu është. - “Cili qytet është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është qyteti i shenjtë?” - Po, ashtu është. - “Dijeni mirë se: gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend, derisa ta takoni Zotin tuaj. A e kumtova, vallë?” - Po, - iu përgjigjën. - “O Allah, ji Dëshmitar! Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë, sepse atij që do t'i kumtohet, ndoshta e kupton më mirë se këta që po e dëgjojnë. Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) duke vrarë njëri-tjetrin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Haxhi",
    "position": 25,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/25/haxhi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1741",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Bekrete"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو عَامِرٍ: حَدَّثَنَا قُرَّةُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي بَكْرَةَ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ، وَرَجُلٌ، أَفْضَلُ فِي نَفْسِي مِنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ حُمَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ أَبِي بَكْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: خَطَبَنَا النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ النَّحْرِ. قَالَ: \"أَتَدْرُونَ أَىُّ يَوْمٍ هَذَا؟\" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَسَكَتَ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ سَيُسَمِّيهِ بِغَيْرِ اسْمِهِ. قَالَ: \"أَلَيْسَ يَوْمَ النَّحْرِ؟\" قُلْنَا: بَلَى. قَالَ: \"أَىُّ شَهْرٍ هَذَا؟\" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَسَكَتَ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ سَيُسَمِّيهِ بِغَيْرِ اسْمِهِ. فَقَالَ: \"أَلَيْسَ ذُو الْحَجَّةِ؟\" قُلْنَا: بَلَى. قَالَ: \"أَىُّ بَلَدٍ هَذَا؟\" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَسَكَتَ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ سَيُسَمِّيهِ بِغَيْرِ اسْمِهِ. قَالَ: \"أَلَيْسَتْ بِالْبَلْدَةِ الْحَرَامِ؟\" قُلْنَا: بَلَى. قَالَ: \"فَإِنَّ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ عَلَيْكُمْ حَرَامٌ، كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا، فِي شَهْرِكُمْ هَذَا، فِي بَلَدِكُمْ هَذَا، إِلَى يَوْمِ تَلْقَوْنَ رَبَّكُمْ. أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟\" قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: \"اللَّهُمَّ اشْهَدْ، فَلْيُبَلِّغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ، فَرُبَّ مُبَلَّغٍ أَوْعَى مِنْ سَامِعٍ، فَلاَ تَرْجِعُوا بَعْدِي كُفَّارًا يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Kurra, e ky nga Muhamed ibn Sirini, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekretes, nga Ebu Bekrete dhe (më ka lajmëruar po ashtu) një burrë tjetër, i cili tek unë ka pozitë më të lartë se Abdurrahmani: Humejd ibn Abdurrahmani, se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ligjëroi ditën e Bajramit të Kurbanit, e në atë rast na tha: - “Vallë, e dini çfarë dite është sot?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë të pranishmit. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është dita e Bajramit të Kurbanit?” - Po, ashtu është. - “Cili muaj është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është muaji dhul hixhe?” - Po, ashtu është. - “Cili qytet është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është qyteti i shenjtë?” - Po, ashtu është. - “Dijeni mirë se: gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend, derisa ta takoni Zotin tuaj. A e kumtova, vallë?” - Po, - iu përgjigjën. - “O Allah, ji Dëshmitar! Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë, sepse atij që do t'i kumtohet, ndoshta e kupton më mirë se këta që po e dëgjojnë. Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) duke vrarë njëri-tjetrin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1741.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1741.json"
  }
}