Sahihu i Buhariut — Hadithi 175

Abdesi · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ibn Ebu Seferi, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ (për normën e gjuetisë së qenit të stërvitur), i cili më tha: “Kur ta ndërsesh qenin tënd të stërvitur për të gjuajtur dhe ai e vret gjahun, atëherë haje atë, por, nëse qeni ha diçka prej gjahut, atëherë mos e ha atë, sepse ai ka gjuajtur për vete.” I thashë: “E nëse e ndërsej qenin tim, por bashkë me të gjej edhe ndonjë qen tjetër pranë gjahut?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Atëherë mos e ha gjahun, sepse ti ke thënë “bismilah” për qenin tënd, e jo për qenin tjetër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ ابْنِ أَبِي السَّفَرِ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: ‏ ‏"‏إِذَا أَرْسَلْتَ كَلْبَكَ الْمُعَلَّمَ فَقَتَلَ فَكُلْ، وَإِذَا أَكَلَ فَلاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّمَا أَمْسَكَهُ عَلَى نَفْسِهِ ‏"‏ ‏‏.‏ قُلْتُ: أُرْسِلُ كَلْبِي فَأَجِدُ مَعَهُ كَلْبًا آخَرَ؟ قَالَ: ‏"‏‏فَلاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّمَا سَمَّيْتَ عَلَى كَلْبِكَ، وَلَمْ تُسَمِّ عَلَى كَلْبٍ آخَرَ‏"‏‏‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/175