Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi se Salim ibn Abdullahu tregon se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuante shtatë guralecë në Xhemrën e Vogël dhe bënte tekbir në çdo guralec. Pastaj shkonte në një vend të rrafshët, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj, njëjtë, gjuante në Xhemrën e Mesme dhe kalonte në anën e majtë të saj, gjente një vend të rrafshët, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e (Madhe të) Akabesë nga mesi i luginës, ku nuk ndalej, por thoshte: “Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke vepruar.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَخِي، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ يُونُسَ بْنِ يَزِيدَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - كَانَ يَرْمِي الْجَمْرَةَ الدُّنْيَا بِسَبْعِ حَصَيَاتٍ، ثُمَّ يُكَبِّرُ عَلَى إِثْرِ كُلِّ حَصَاةٍ، ثُمَّ يَتَقَدَّمُ فَيُسْهِلُ، فَيَقُومُ مُسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةِ قِيَامًا طَوِيلاً، فَيَدْعُو وَيَرْفَعُ يَدَيْهِ، ثُمَّ يَرْمِي الْجَمْرَةَ الْوُسْطَى كَذَلِكَ، فَيَأْخُذُ ذَاتَ الشِّمَالِ فَيُسْهِلُ، وَيَقُومُ مُسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةِ قِيَامًا طَوِيلاً، فَيَدْعُو وَيَرْفَعُ يَدَيْهِ، ثُمَّ يَرْمِي الْجَمْرَةَ ذَاتَ الْعَقَبَةِ مِنْ بَطْنِ الْوَادِي، وَلاَ يَقِفُ عِنْدَهَا، وَيَقُولُ: هَكَذَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَفْعَلُ.