Muhamedi ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi se Zuhriu tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i gjuante shtatë guralecë në xhemrën që ndodhet pas Xhamisë së Minas dhe bënte tekbir në çdo guralec. Pastaj ecte përpara, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Më pas shkonte te Xhemra e Dytë, ku i gjuante shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo guralec. Ecte në të majtë, nga ana e luginës, qëndronte i drejtuar nga kibla dhe i ngrinte duart e lutej. Pastaj shkonte te Xhemra e (Madhe e) Akabesë, në të cilën gjuante shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo guralec, pastaj largohej e nuk ndalej pas xhemrës. Zuhriu ka thënë: “E kam dëgjuar Salim ibn Abdullahun duke transmetuar diçka të këtillë nga babai i vet prej Pejgamberit ﷺ. Edhe Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vepronte kësisoj.”
وَقَالَ مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ إِذَا رَمَى الْجَمْرَةَ الَّتِي تَلِي مَسْجِدَ مِنًى يَرْمِيهَا بِسَبْعِ حَصَيَاتٍ، يُكَبِّرُ كُلَّمَا رَمَى بِحَصَاةٍ، ثُمَّ تَقَدَّمَ أَمَامَهَا فَوَقَفَ مُسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةِ رَافِعًا يَدَيْهِ يَدْعُو، وَكَانَ يُطِيلُ الْوُقُوفَ، ثُمَّ يَأْتِي الْجَمْرَةَ الثَّانِيَةَ، فَيَرْمِيهَا بِسَبْعِ حَصَيَاتٍ، يُكَبِّرُ كُلَّمَا رَمَى بِحَصَاةٍ، ثُمَّ يَنْحَدِرُ ذَاتَ الْيَسَارِ مِمَّا يَلِي الْوَادِيَ، فَيَقِفُ مُسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةِ رَافِعًا يَدَيْهِ يَدْعُو، ثُمَّ يَأْتِي الْجَمْرَةَ الَّتِي عِنْدَ الْعَقَبَةِ فَيَرْمِيهَا بِسَبْعِ حَصَيَاتٍ، يُكَبِّرُ عِنْدَ كُلِّ حَصَاةٍ، ثُمَّ يَنْصَرِفُ وَلاَ يَقِفُ عِنْدَهَا. قَالَ الزُّهْرِيُّ: سَمِعْتُ سَالِمَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ يُحَدِّثُ مِثْلَ هَذَا عَنْ أَبِيهِ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ يَفْعَلُهُ.