Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ dolëm për rrugë dhe, përveç haxhit, nuk patëm synim tjetër. Me të arritur (në Mekë), Pejgamberi ﷺ e bëri tavafin, eci mes Safasë dhe Mervës, por nuk u lirua prej ihramëve, sepse e kishte marrë kurbanin me vete. Gratë dhe shokët e tij e bënë tavafin, kurse ata që nuk kishin marrë kurban me vete u liruan prej ihramëve, e mua më erdhën menstruacionet. Pasi i kryem të gjitha veprimet e haxhit, natën e Muhasabit, natën e largimit nga Mina, thashë: - O i Dërguari i Allahut! Të gjithë shokët e tu po kthehen me umre dhe haxh, përveç meje. - “A nuk ke bërë tavaf në netët që erdhëm në Mekë?” - tha Pejgamberi ﷺ. - Jo, - i thashë. - “Shko me vëllanë tënd në Tenëim dhe kryej një umre, pastaj takohemi në filan vendin.” Kështu, shkova me Abdurrahmanin në Tenëim dhe kreva një umre. Safije bint Hujejit i erdhën menstruacionet, andaj Pejgamberi ﷺ i tha: - “Moj fatkeqe! Na bllokove! A nuk e ke bërë tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit? ” - Po, - i tha Safija. - “E po, nuk prish punë. Mund të vazhdosh rrugën (për në Medinë) .” Pejgamberi ﷺ më takoi (në Muhasab) teksa po ngjitej në Mekë (për ta bërë tavafin lamtumirës), ndërsa unë po zbrisja (prej Tenimit), - ose ka thënë: teksa unë po ngjitesha në Mekë (prej Tenimit), ndërsa ai po zbriste në të (Në Mekë). Musededi ka thënë: - Jo, - i thashë (tha Aishja). Transmetimin e Musededit e ka fuqizuar Xheriri nga Mensuri sa i përket shprehjes: - Jo, - i thashë.
حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَلاَ نُرَى إِلاَّ الْحَجَّ، فَقَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ فَطَافَ بِالْبَيْتِ وَبَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، وَلَمْ يَحِلَّ وَكَانَ مَعَهُ الْهَدْىُ، فَطَافَ مَنْ كَانَ مَعَهُ مِنْ نِسَائِهِ وَأَصْحَابِهِ، وَحَلَّ مِنْهُمْ مَنْ لَمْ يَكُنْ مَعَهُ الْهَدْىُ، فَحَاضَتْ هِيَ، فَنَسَكْنَا مَنَاسِكَنَا مِنْ حَجِّنَا، فَلَمَّا كَانَ لَيْلَةُ الْحَصْبَةِ لَيْلَةُ النَّفْرِ. قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! كُلُّ أَصْحَابِكَ يَرْجِعُ بِحَجٍّ وَعُمْرَةٍ غَيْرِي. قَالَ: "مَا كُنْتِ تَطُوفِي بِالْبَيْتِ لَيَالِيَ قَدِمْنَا؟" قُلْتُ: لاَ. قَالَ: "فَاخْرُجِي مَعَ أَخِيكِ إِلَى التَّنْعِيمِ فَأَهِلِّي بِعُمْرَةٍ، وَمَوْعِدُكِ مَكَانَ كَذَا وَكَذَا". فَخَرَجْتُ مَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ إِلَى التَّنْعِيمِ، فَأَهْلَلْتُ بِعُمْرَةٍ. وَحَاضَتْ صَفِيَّةُ بِنْتُ حُيَىٍّ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "عَقْرَى حَلْقَى، إِنَّكِ لَحَابِسَتُنَا، أَمَا كُنْتِ طُفْتِ يَوْمَ النَّحْرِ؟" قَالَتْ: بَلَى. قَالَ: "فَلاَ بَأْسَ. انْفِرِي". فَلَقِيتُهُ مُصْعِدًا عَلَى أَهْلِ مَكَّةَ، وَأَنَا مُنْهَبِطَةٌ، أَوْ أَنَا مُصْعِدَةٌ، وَهُوَ مُنْهَبِطٌ. وَقَالَ مُسَدَّدٌ: قُلْتُ: لاَ. تَابَعَهُ جَرِيرٌ عَنْ مَنْصُورٍ فِي قَوْلِهِ لاَ.