Muxhahidi tregon: “E dëgjuam Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke pastruar dhëmbët me misvak në dhomën e saj.” Kështu, Urve i tha: - Oj nënë e besimtarëve, a nuk po dëgjon çfarë po thotë Ebu Abdurrahmani? - Çfarë po thotë? - pyeti ajo. - Po thotë se i Dërguari i Allahut ka kryer katër umre, njërën prej të cilave në muajin rexheb, - ia ktheu ai. - Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurrahmanin! Ai ka qenë me të në çdo umre që e ka kryer (Pejgamberi ﷺ), porse në muajin rexheb nuk ka kryer asnjë umre, - tha ajo.
قَالَ: وَسَمِعْنَا اسْتِنَانَ، عَائِشَةَ أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ فِي الْحُجْرَةِ. فَقَالَ عُرْوَةُ: يَا أُمَّاهُ، يَا أُمَّ الْمُؤْمِنِينَ. أَلاَ تَسْمَعِينَ مَا يَقُولُ أَبُو عَبْدِ الرَّحْمَنِ؟ قَالَتْ عَائِشَةُ: مَا يَقُولُ؟ قَالَ: يَقُولُ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اعْتَمَرَ أَرْبَعَ عُمَرَاتٍ إِحْدَاهُنَّ فِي رَجَبٍ. قَالَتْ: يَرْحَمُ اللَّهُ أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ، مَا اعْتَمَرَ عُمْرَةً إِلاَّ وَهُوَ شَاهِدُهُ، وَمَا اعْتَمَرَ فِي رَجَبٍ قَطُّ.