Sahihu i Buhariut — Hadithi 1778

Umra · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasan ibn Hasani na ka thënë: Na ka treguar Hemami se Katadja ka thënë: “E kam pyetur Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Sa umre i ka kryer Pejgamberi ﷺ? - Katër: umrën e Hudejbijes në muajin dhul kade, kur e patën penguar idhujtarët; umrën në vitin pasues në muajin dhul kade, sipas marrëveshjes; umrën e Xhiëranës, kur e pati shpërndarë plaçkën e Hunejnit (dhe umrën gjatë haxhit), - iu përgjigj ai. - Sa herë e ka kryer haxhin? - e pyeta. - Një herë, - u përgjigj ai.

Arabisht

حَدَّثَنَا حَسَّانُ بْنُ حَسَّانٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ: سَأَلْتُ أَنَسًا - رضى الله عنه -: كَمِ اعْتَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ؟ قَالَ: أَرْبَعٌ: عُمْرَةُ الْحُدَيْبِيَةِ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، حَيْثُ صَدَّهُ الْمُشْرِكُونَ، وَعُمْرَةٌ مِنَ الْعَامِ الْمُقْبِلِ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، حَيْثُ صَالَحَهُمْ، وَعُمْرَةُ الْجِعْرَانَةِ إِذْ قَسَمَ غَنِيمَةَ أُرَاهُ حُنَيْنٍ. قُلْتُ: كَمْ حَجَّ؟ قَالَ: وَاحِدَةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1778