{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1785",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1785",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1785",
  "text": "Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab ibn Abdulmexhidi, e ky nga Habib Mualimi, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij hynë në ihram për haxh, ndërkohë, përveç Pejgamberit ﷺ dhe Talhait, askush nuk kishte kurban me vete. Kur Aliu vajti nga Jemeni, me vete kishte edhe kurbanet. Ai tha: “Kam hyrë në ihram me të njëjtin nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pejgamberi ﷺ i lejoi sahabët që (ihramin e haxhit) ta kthejnë në umre: të bëjnë tavaf rreth (Qabesë), pastaj t'i shkurtojnë flokët e të lirohen prej ihramit, përveç atij që ka kurbanin me vete.” Ata thanë: “Të nisemi për në Mina, ndërkohë kemi bërë marrëdhënie me gratë?!” Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi kështu, tha: “Sikur të mund të kthehesha mbrapa, nuk do ta merrja kurbanin me vete. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha (prej ihramëve) .” Ndërkohë, Aishes i erdhën menstruacionet, andaj i kreu të gjitha ritet, përveç tavafit rreth Qabesë. Kur u pastrua dhe e bëri tavafin, tha: “O i Dërguari i Allahut, a po ktheheni me haxh dhe umre, kurse unë vetëm me haxh?” Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Abdurrahman ibn Ebu Bekrin për të shkuar me të në Tenëim. Pra, ajo bëri umre pas haxhit, në muajin dhul hixhe.” Suraka ibn Malik ibn Xhushumi e takoi Pejgamberin ﷺ në Akabe, teksa i hidhte guralecët dhe i tha: “A vlen kjo vetëm për ju, o i Dërguari i Allahut (shndërrimi i haxhit kiran në temetu ose kryerja e umrës në muajt e haxhit)?” - “Jo, por përgjithmonë”, - tha ai.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Umra",
    "position": 26,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/26/umra"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1785",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ بْنُ عَبْدِ الْمَجِيدِ، عَنْ حَبِيبٍ الْمُعَلِّمِ، عَنْ عَطَاءٍ: حَدَّثَنِي جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَهَلَّ وَأَصْحَابُهُ بِالْحَجِّ وَلَيْسَ مَعَ أَحَدٍ مِنْهُمْ هَدْىٌ، غَيْرَ النَّبِيِّ ﷺ وَطَلْحَةَ، وَكَانَ عَلِيٌّ قَدِمَ مِنَ الْيَمَنِ، وَمَعَهُ الْهَدْىُ فَقَالَ: أَهْلَلْتُ بِمَا أَهَلَّ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. وَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَذِنَ لأَصْحَابِهِ أَنْ يَجْعَلُوهَا عُمْرَةً، يَطُوفُوا بِالْبَيْتِ، ثُمَّ يُقَصِّرُوا وَيَحِلُّوا، إِلاَّ مَنْ مَعَهُ الْهَدْىُ، فَقَالُوا: نَنْطَلِقُ إِلَى مِنًى وَذَكَرُ أَحَدِنَا يَقْطُرُ فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: \"لَوِ اسْتَقْبَلْتُ مِنْ أَمْرِي مَا اسْتَدْبَرْتُ مَا أَهْدَيْتُ، وَلَوْلاَ أَنَّ مَعِي الْهَدْىَ لأَحْلَلْتُ\". وَأَنَّ عَائِشَةَ حَاضَتْ فَنَسَكَتِ الْمَنَاسِكَ كُلَّهَا، غَيْرَ أَنَّهَا لَمْ تَطُفْ [بِالْبَيْتِ] قَالَ: فَلَمَّا طَهُرَتْ وَطَافَتْ، قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتَنْطَلِقُونَ بِعُمْرَةٍ وَحَجَّةٍ، وَأَنْطَلِقُ بِالْحَجِّ؟ فَأَمَرَ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَبِي بَكْرٍ أَنْ يَخْرُجَ مَعَهَا إِلَى التَّنْعِيمِ، فَاعْتَمَرَتْ بَعْدَ الْحَجِّ فِي ذِي الْحَجَّةِ. وَأَنَّ سُرَاقَةَ بْنَ مَالِكِ بْنِ جُعْشُمٍ لَقِيَ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ بِالْعَقَبَةِ، وَهُوَ يَرْمِيهَا، فَقَالَ: أَلَكُمْ هَذِهِ خَاصَّةً، يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: \"لاَ، بَلْ لِلأَبَدِ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab ibn Abdulmexhidi, e ky nga Habib Mualimi, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij hynë në ihram për haxh, ndërkohë, përveç Pejgamberit ﷺ dhe Talhait, askush nuk kishte kurban me vete. Kur Aliu vajti nga Jemeni, me vete kishte edhe kurbanet. Ai tha: “Kam hyrë në ihram me të njëjtin nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pejgamberi ﷺ i lejoi sahabët që (ihramin e haxhit) ta kthejnë në umre: të bëjnë tavaf rreth (Qabesë), pastaj t'i shkurtojnë flokët e të lirohen prej ihramit, përveç atij që ka kurbanin me vete.” Ata thanë: “Të nisemi për në Mina, ndërkohë kemi bërë marrëdhënie me gratë?!” Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi kështu, tha: “Sikur të mund të kthehesha mbrapa, nuk do ta merrja kurbanin me vete. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha (prej ihramëve) .” Ndërkohë, Aishes i erdhën menstruacionet, andaj i kreu të gjitha ritet, përveç tavafit rreth Qabesë. Kur u pastrua dhe e bëri tavafin, tha: “O i Dërguari i Allahut, a po ktheheni me haxh dhe umre, kurse unë vetëm me haxh?” Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Abdurrahman ibn Ebu Bekrin për të shkuar me të në Tenëim. Pra, ajo bëri umre pas haxhit, në muajin dhul hixhe.” Suraka ibn Malik ibn Xhushumi e takoi Pejgamberin ﷺ në Akabe, teksa i hidhte guralecët dhe i tha: “A vlen kjo vetëm për ju, o i Dërguari i Allahut (shndërrimi i haxhit kiran në temetu ose kryerja e umrës në muajt e haxhit)?” - “Jo, por përgjithmonë”, - tha ai."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1785.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1785.json"
  }
}