Sahihu i Buhariut — Hadithi 1786

Umra · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i vet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm (për në haxh) në fillim të muajit dhul hixhe. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai që dëshiron të hyjë në ihram për umre, le të hyjë, e, ai që dëshiron të hyjë në ihram për haxh, le të hyjë. Personalisht, sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, do të hyja në ihram për umre.” Kështu, disa hynë në ihram për umre, kurse disa të tjerë vetëm për haxh. Unë isha në mesin e atyre që hynë në ihram për umre, por më erdhën menstruacionet para se të hyja në Mekë dhe kështu më zuri dita e Arafatit, duke qenë ende me menstruacione. Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më tha: “Lëre umrën, shprishi gërshetat, krihi flokët dhe hyr në ihram për haxh.” Ashtu veprova. Kur u bë nata e fundit (para kthimit), Pejgamberi ﷺ me mua e dërgoi Abdurrahmanin deri në Tenëim. Ai e hipi Aishen mbrapa në kafshë, e në atë rast ajo hyri në ihram për umre, në vend të umrës së saj (para haxhit). Allahu ia përmbushi haxhin dhe umrën, pa shpagim me kurban, lëmoshë ose agjërim.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا هِشَامٌ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي قَالَ: أَخْبَرَتْنِي عَائِشَةُ - رضى الله عنها - قَالَتْ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مُوَافِينَ لِهِلاَلِ ذِي الْحَجَّةِ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ أَحَبَّ أَنْ يُهِلَّ بِعُمْرَةٍ فَلْيُهِلَّ، وَمَنْ أَحَبَّ أَنْ يُهِلَّ بِحَجَّةِ فَلْيُهِلَّ، وَلَوْلاَ أَنِّي أَهْدَيْتُ لأَهْلَلْتُ بِعُمْرَةٍ". فَمِنْهُمْ مَنْ أَهَلَّ بِعُمْرَةٍ، وَمِنْهُمْ مِنْ أَهَلَّ بِحَجَّةٍ، وَكُنْتُ مِمَّنْ أَهَلَّ بِعُمْرَةٍ، فَحِضْتُ قَبْلَ أَنْ أَدْخُلَ مَكَّةَ، فَأَدْرَكَنِي يَوْمُ عَرَفَةَ، وَأَنَا حَائِضٌ، فَشَكَوْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "دَعِي عُمْرَتَكِ، وَانْقُضِي رَأْسَكِ وَامْتَشِطِي، وَأَهِلِّي بِالْحَجِّ". فَفَعَلْتُ، فَلَمَّا كَانَتْ لَيْلَةُ الْحَصْبَةِ أَرْسَلَ مَعِي عَبْدَ الرَّحْمَنِ إِلَى التَّنْعِيمِ، فَأَرْدَفَهَا، فَأَهَلَّتْ بِعُمْرَةٍ مَكَانَ عُمْرَتِهَا، فَقَضَى اللَّهُ حَجَّهَا وَعُمْرَتَهَا، وَلَمْ يَكُنْ فِي شَىْءٍ مِنْ ذَلِكَ هَدْىٌ، وَلاَ صَدَقَةٌ، وَلاَ صَوْمٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1786