Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Atai, e këtij i ka treguar Safvan ibn Jala ibn Umeje se babai i tij Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në Xhiëranë, i vajti një njeri, i cili kishte të veshur një xhybe, ku kishte gjurmë të verdha parfumi, - ose ka thënë: ngjyrë të verdhë.” - Ai pyeti: “Çfarë më urdhëron të bëj gjatë umrës?” Atëherë, Allahu ia zbriti shpalljen Pejgamberit ﷺ, ndërsa shokët e tij i bënin hije me një rrobë. Ngaqë kisha dëshirë ta shihja Pejgamberin ﷺ duke i zbritur shpallja, Omeri më tha: - Eja, a ke dëshirë ta shohësh Pejgamberin ﷺ duke i zbritur shpallja prej Allahut? - Po, - i thashë. Ai e ngriti skajin e rrobës, e unë e pashë: gërhiste siç gërhet i vogli i devesë. Kur përfundoi (shpallja), tha: “Ku është ai që pyeti rreth umrës? Zhvishe xhyben, pastroje gjurmën e parfumit nga trupi, fshije të zverdhuarën dhe gjatë umrës vepro siç vepron në haxh.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا عَطَاءٌ قَالَ: حَدَّثَنِي صَفْوَانُ بْنُ يَعْلَى بْنِ أُمَيَّةَ يَعْنِي، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ رَجُلاً أَتَى النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ بِالْجِعْرَانَةِ وَعَلَيْهِ جُبَّةٌ وَعَلَيْهِ أَثَرُ الْخَلُوقِ أَوْ قَالَ: صُفْرَةٍ فَقَالَ: كَيْفَ تَأْمُرُنِي أَنْ أَصْنَعَ فِي عُمْرَتِي؟ فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ، فَسُتِرَ بِثَوْبٍ وَوَدِدْتُ أَنِّي قَدْ رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَقَدْ أُنْزِلَ عَلَيْهِ الْوَحْىُ. فَقَالَ عُمَرُ: تَعَالَ أَيَسُرُّكَ أَنْ تَنْظُرَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَقَدْ أَنْزَلَ اللَّهُ الْوَحْىَ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. فَرَفَعَ طَرَفَ الثَّوْبِ، فَنَظَرْتُ إِلَيْهِ لَهُ غَطِيطٌ وَأَحْسِبُهُ قَالَ: كَغَطِيطِ الْبَكْرِ. فَلَمَّا سُرِّيَ عَنْهُ قَالَ: "أَيْنَ السَّائِلُ عَنِ الْعُمْرَةِ؟ اخْلَعْ عَنْكَ الْجُبَّةَ وَاغْسِلْ أَثَرَ الْخَلُوقِ عَنْكَ، وَأَنْقِ الصُّفْرَةَ، وَاصْنَعْ فِي عُمْرَتِكَ كَمَا تَصْنَعُ فِي حَجِّكِ".