Sahihu i Buhariut — Hadithi 179

Abdesi · Transmetuesi: Othman ibn Afani

Shqip

Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Ata ibn Jesari se Zejd ibn Halidi tregon se e ka pyetur Othman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë duhet të veprojë ai që kryen marrëdhënie me gruan e vet, por nuk ejakulon?” Othmani iu përgjigj: “Merr abdes sikurse për namaz dhe e pastron organin gjenital. Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Për të njëjtën gjë kam pyetur edhe Aliun, Zubejrin, Talhain dhe Ubej ibn Kabin, që të gjithë më urdhëruan të njëjtën gjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعْدُ بْنُ حَفْصٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، أَنَّ عَطَاءَ بْنَ يَسَارٍ: أَخْبَرَهُ ​​​​​​​ أَنْ زَيْدَ بْنَ خَالِدٍ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، سَأَلَ عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ - رضى الله عنه - قُلْتُ: أَرَأَيْتَ إِذَا جَامَعَ فَلَمْ يُمْنِ؟ قَالَ عُثْمَانُ: يَتَوَضَّأُ كَمَا يَتَوَضَّأُ لِلصَّلاَةِ، وَيَغْسِلُ ذَكَرَهُ. قَالَ عُثْمَانُ: سَمِعْتُهُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَسَأَلْتُ عَنْ ذَلِكَ عَلِيًّا، وَالزُّبَيْرَ، وَطَلْحَةَ، وَأُبَىَّ بْنَ كَعْبٍ فَأَمَرُوهُ بِذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/179