Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari tregon: “E kemi pyetur Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “A i lejohet të bëjë marrëdhënie me bashkëshorten atij që e kryen tavafin e umrës rreth Qabesë, por ende nuk e ka kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës?” Ai është përgjigjur: “Kur vinte Pejgamberi ﷺ, bënte tavaf rreth Qabesë shtatë herë, i falte dy rekate mbrapa Mekamit, pastaj ecte mes Safasë dhe Mervës shtatë herë. Shembullin më të mirë e keni tek i Dërguari i Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ قَالَ: سَأَلْنَا ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنْ رَجُلٍ طَافَ بِالْبَيْتِ فِي عُمْرَةٍ، وَلَمْ يَطُفْ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، أَيَأْتِي امْرَأَتَهُ؟ فَقَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ فَطَافَ بِالْبَيْتِ سَبْعًا، وَصَلَّى خَلْفَ الْمَقَامِ رَكْعَتَيْنِ، وَطَافَ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ سَبْعًا، وَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ.