Sahihu i Buhariut — Hadithi 1802

Umra · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë kthimit prej udhëtimit, i shihte rrugët e Medinës, e shpejtonte devenë. E, nëse ishte (hipur në) ndonjë kafshë tjetër, e ngërmonte.” Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton se Harith ibn Umejri shton nga Humejdi: “E ngërmonte kafshën, nga dashuria për Medinën.” Kutejbe na ka thënë: “Na ka treguar Ismaili, e ky nga Humejdi, e ky nga Enesi se ka thënë: “(Kur i shihte) muret (e Medinës). Këtë transmetim e përforcon edhe Harith ibn Umejri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي حُمَيْدٌ، أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا قَدِمَ مِنْ سَفَرٍ، فَأَبْصَرَ دَرَجَاتِ الْمَدِينَةِ أَوْضَعَ نَاقَتَهُ، وَإِنْ كَانَتْ دَابَّةً حَرَّكَهَا‏.‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: زَادَ الْحَارِثُ بْنُ عُمَيْرٍ عَنْ حُمَيْدٍ: حَرَّكَهَا مِنْ حُبِّهَا‏.‏ حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: جُدُرَاتٍ‏.‏ تَابَعَهُ الْحَارِثُ بْنُ عُمَيْرٍ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1802