Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Shibli, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa duke i rënë morrat nëpër fytyrë, andaj e pyeti: - “Vallë, po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheu Kabi. Atëherë, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që ta rruajë kokën duke qenë në Hudejbije. Nuk ishte e qartë nëse do të liroheshin prej ihramëve sa ishin në Hudejbije, por ata kishin shpresë se do të hynin në Mekë. Atëherë Allahu e zbriti ajetin e shpagimit. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që ai ose t'i ushqejë gjashtë persona, ose të therë një dele, ose të agjërojë tri ditë.
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا رَوْحٌ: حَدَّثَنَا شِبْلٌ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي لَيْلَى، عَنْ كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ رَآهُ وَأَنَّهُ يَسْقُطُ عَلَى وَجْهِهِ فَقَالَ: "أَيُؤْذِيكَ هَوَامُّكَ؟" قَالَ: نَعَمْ. فَأَمَرَهُ أَنْ يَحْلِقَ وَهُوَ بِالْحُدَيْبِيَةِ، وَلَمْ يَتَبَيَّنْ لَهُمْ أَنَّهُمْ يَحِلُّونَ بِهَا، وَهُمْ عَلَى طَمَعٍ أَنْ يَدْخُلُوا مَكَّةَ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ الْفِدْيَةَ، فَأَمَرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُطْعِمَ فَرَقًا بَيْنَ سِتَّةٍ، أَوْ يُهْدِيَ شَاةً، أَوْ يَصُومَ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ.