{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1824",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1824",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1824",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Othmani, e ky është vetë Ibn Mevhebi, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Ebu Katadja se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për në haxh, iu bashkëngjitën edhe shokët e tij. Njërin grup të tyre, në mesin e të cilëve ishte edhe Ebu Katadja, e drejtoi duke i thënë: “Shkoni rrugës së bregdetit, derisa të takohemi.” Kështu, ata zgjodhën rrugën e bregdetit. Kur u nisën, të gjithë hynë në ihram, përveç Ebu Katades. Gjatë rrugës panë disa zebra, të cilave Ebu Katadja iu vërsul dhe theri një prej tyre. U ndalën për të ngrënë mishin e gjahut, ndërkohë thanë: “Si po hamë mish gjahu, kur jemi në ihram?!” Sakaq, e morën pjesën e mbetur të mishit të zebrës dhe, me të vajtur tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne hymë në ihram, përveç Ebu Katades, që nuk hyri. (Gjatë rrugës) pamë disa zebra, të cilave Ebu Katadja iu vërsul dhe theri një prej tyre.” U ndalëm dhe hëngrëm nga mishi i saj, pastaj thamë: “Si po hamë mish gjahu, kur jemi në ihram?!” Prandaj, e morëm pjesën e mbetur të mishit me vete. Ai tha: - “Vallë, mos ndokush prej jush e ka urdhëruar që ta gjuajë ose i ka bërë me shenjë drejt saj?” - Jo, - i thanë. - “Hajeni pjesën e mbetur të mishit pra”, - tha ai.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shpagimi për gjahun gjatë ihramit",
    "position": 28,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/28/shpagimi-per-gjahun-gjate-ihramit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1824",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Katade Sulemiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ - هُوَ ابْنُ مَوْهَبٍ - قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي قَتَادَةَ، أَنَّ أَبَاهُ أَخْبَرَهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ حَاجًّا، فَخَرَجُوا مَعَهُ فَصَرَفَ طَائِفَةً مِنْهُمْ، فِيهِمْ أَبُو قَتَادَةَ فَقَالَ: \"خُذُوا سَاحِلَ الْبَحْرِ حَتَّى نَلْتَقِيَ\". فَأَخَذُوا سَاحِلَ الْبَحْرِ. فَلَمَّا انْصَرَفُوا أَحْرَمُوا كُلُّهُمْ إِلاَّ أَبُو قَتَادَةَ لَمْ يُحْرِمْ، فَبَيْنَمَا هُمْ يَسِيرُونَ إِذْ رَأَوْا حُمُرَ وَحْشٍ، فَحَمَلَ أَبُو قَتَادَةَ عَلَى الْحُمُرِ، فَعَقَرَ مِنْهَا أَتَانًا، فَنَزَلُوا فَأَكَلُوا مِنْ لَحْمِهَا، وَقَالُوا: أَنَأْكُلُ لَحْمَ صَيْدٍ وَنَحْنُ مُحْرِمُونَ: فَحَمَلْنَا مَا بَقِيَ مِنْ لَحْمِ الأَتَانِ، فَلَمَّا أَتَوْا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا كُنَّا أَحْرَمْنَا وَقَدْ كَانَ أَبُو قَتَادَةَ لَمْ يُحْرِمْ، فَرَأَيْنَا حُمُرَ وَحْشٍ فَحَمَلَ عَلَيْهَا أَبُو قَتَادَةَ، فَعَقَرَ مِنْهَا أَتَانًا، فَنَزَلْنَا فَأَكَلْنَا مِنْ لَحْمِهَا ثُمَّ قُلْنَا: أَنَأْكُلُ لَحْمَ صَيْدٍ وَنَحْنُ مُحْرِمُونَ؟ فَحَمَلْنَا مَا بَقِيَ مِنْ لَحْمِهَا. قَالَ: \"أَمِنْكُمْ أَحَدٌ أَمَرَهُ أَنْ يَحْمِلَ عَلَيْهَا، أَوْ أَشَارَ إِلَيْهَا؟\" قَالُوا: لاَ. قَالَ: \"فَكُلُوا مَا بَقِيَ مِنْ لَحْمِهَا\".",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Othmani, e ky është vetë Ibn Mevhebi, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Ebu Katadja se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për në haxh, iu bashkëngjitën edhe shokët e tij. Njërin grup të tyre, në mesin e të cilëve ishte edhe Ebu Katadja, e drejtoi duke i thënë: “Shkoni rrugës së bregdetit, derisa të takohemi.” Kështu, ata zgjodhën rrugën e bregdetit. Kur u nisën, të gjithë hynë në ihram, përveç Ebu Katades. Gjatë rrugës panë disa zebra, të cilave Ebu Katadja iu vërsul dhe theri një prej tyre. U ndalën për të ngrënë mishin e gjahut, ndërkohë thanë: “Si po hamë mish gjahu, kur jemi në ihram?!” Sakaq, e morën pjesën e mbetur të mishit të zebrës dhe, me të vajtur tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne hymë në ihram, përveç Ebu Katades, që nuk hyri. (Gjatë rrugës) pamë disa zebra, të cilave Ebu Katadja iu vërsul dhe theri një prej tyre.” U ndalëm dhe hëngrëm nga mishi i saj, pastaj thamë: “Si po hamë mish gjahu, kur jemi në ihram?!” Prandaj, e morëm pjesën e mbetur të mishit me vete. Ai tha: - “Vallë, mos ndokush prej jush e ka urdhëruar që ta gjuajë ose i ka bërë me shenjë drejt saj?” - Jo, - i thanë. - “Hajeni pjesën e mbetur të mishit pra”, - tha ai."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1824.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1824.json"
  }
}