Sahihu i Buhariut — Hadithi 1828

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Hafsa bint Omeri

Shqip

Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka mëkat për mbytjen e këtyre pesë llojeve të kafshëve: 1. Korbit, 2. Qiftit, 3. Miut, 4. Akrepit dhe 5. Qenit sulmues.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَصْبَغُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ وَهْبٍ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمٍ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: قَالَتْ حَفْصَةُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "خَمْسٌ مِنَ الدَّوَابِّ لاَ حَرَجَ عَلَى مَنْ قَتَلَهُنَّ: ١. الْغُرَابُ، ٢. وَالْحِدَأَةُ، ٣. وَالْفَأْرَةُ، ٤. وَالْعَقْرَبُ، ٥. وَالْكَلْبُ الْعَقُورُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1828