Sahihu i Buhariut — Hadithi 1830

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me Pejgamberin ﷺ në një shpellë në Mina, iu shpall surja Murselat. Ai e lexonte, unë e mësoja nga goja e tij, e gojën ende e kishte të njomë prej leximit të saj. Kur ja, na doli një gjarpër, e në atë rast Pejgamberi ﷺ thirri: “Vriteni!” Ne iu vërsulëm, por ai iku, atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “I shpëtoi së keqes suaj sikurse ju që i shpëtuat së keqes së tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصِ بْنِ غِيَاثٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي غَارٍ بِمِنًى، إِذْ نَزَلَ عَلَيْهِ ﴿ وَالْمُرْسَلاَتِ ﴾ وَإِنَّهُ لَيَتْلُوهَا، وَإِنِّي لأَتَلَقَّاهَا مِنْ فِيهِ، وَإِنَّ فَاهُ لَرَطْبٌ بِهَا، إِذْ وَثَبَتْ عَلَيْنَا حَيَّةٌ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اقْتُلُوهَا". فَابْتَدَرْنَاهَا، فَذَهَبَتْ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وُقِيَتْ شَرَّكُمْ كَمَا وُقِيتُمْ شَرَّهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1830