Sahihu i Buhariut — Hadithi 1839

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Hakemi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeriu, duke qenë në ihram, deveja e vet ia theu qafën dhe e mbyti. Kur e sollën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, tha: “Pastrojeni dhe qefinoseni, por mos ia mbuloni kokën e mos e parfumoni, sepse do të ringjallet duke kënduar telbijen.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنِ الْحَكَمِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: وَقَصَتْ بِرَجُلٍ مُحْرِمٍ نَاقَتُهُ، فَقَتَلَتْهُ، فَأُتِيَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "اغْسِلُوهُ، وَكَفِّنُوهُ، وَلاَ تُغَطُّوا رَأْسَهُ، وَلاَ تُقَرِّبُوهُ طِيبًا، فَإِنَّهُ يُبْعَثُ يُهِلُّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1839