{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1840",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1840",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1840",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ibrahim ibn Abdullah ibn Hunejni se Abdullah ibn Hunejni tregon se Abdullah ibn Abasi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ata), duke qenë në Ebva, patën një mospajtim. Abdullah ibn Abasi thoshte: “Muhrimit i lejohet larja e kokës, kurse Misveri thoshte: “Muhrimi nuk e lan kokën.” Ibn Abasi më dërgoi tek Ebu Ejub Ensariu, të cilin e gjeta duke u pastruar mes dy shtyllash, tek fshihej mbrapa një rrobe. I dhashë selam, e ai pyeti: “Kush është?” - Abdullah ibn Hunejni, - i thashë. - Më ka dërguar Abdullah ibn Abasi, të të pyes se si i Dërguari i Allahut ﷺ e pastronte kokën duke qenë në ihram. Ebu Ejubi e vendosi dorën mbi rrobë dhe e uli, aq sa ia pashë kokën, pastaj, atij që i hidhte ujë, i tha: “Hidh!” Ai i hodhi ujë në kokë, të cilën e fërkoi me dy duart, para e mbrapa dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shpagimi për gjahun gjatë ihramit",
    "position": 28,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/28/shpagimi-per-gjahun-gjate-ihramit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1840",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Ejub Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ حُنَيْنٍ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الْعَبَّاسِ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ، اخْتَلَفَا بِالأَبْوَاءِ، فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبَّاسٍ: يَغْسِلُ الْمُحْرِمُ رَأْسَهُ. وَقَالَ الْمِسْوَرُ: لاَ يَغْسِلُ الْمُحْرِمُ رَأْسَهُ. فَأَرْسَلَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْعَبَّاسِ إِلَى أَبِي أَيُّوبَ الأَنْصَارِيِّ، فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ بَيْنَ الْقَرْنَيْنِ، وَهُوَ يُسْتَرُ بِثَوْبٍ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: مَنْ هَذَا؟ فَقُلْتُ: أَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ حُنَيْنٍ، أَرْسَلَنِي إِلَيْكَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْعَبَّاسِ، أَسْأَلُكَ كَيْفَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَغْسِلُ رَأْسَهُ، وَهُوَ مُحْرِمٌ؟ فَوَضَعَ أَبُو أَيُّوبَ يَدَهُ عَلَى الثَّوْبِ، فَطَأْطَأَهُ حَتَّى بَدَا لِي رَأْسُهُ ثُمَّ قَالَ لإِنْسَانٍ يَصُبُّ عَلَيْهِ: اصْبُبْ. فَصَبَّ عَلَى رَأْسِهِ، ثُمَّ حَرَّكَ رَأْسَهُ بِيَدَيْهِ فَأَقْبَلَ بِهِمَا وَأَدْبَرَ وَقَالَ هَكَذَا رَأَيْتُهُ ﷺ يَفْعَلُ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ibrahim ibn Abdullah ibn Hunejni se Abdullah ibn Hunejni tregon se Abdullah ibn Abasi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ata), duke qenë në Ebva, patën një mospajtim. Abdullah ibn Abasi thoshte: “Muhrimit i lejohet larja e kokës, kurse Misveri thoshte: “Muhrimi nuk e lan kokën.” Ibn Abasi më dërgoi tek Ebu Ejub Ensariu, të cilin e gjeta duke u pastruar mes dy shtyllash, tek fshihej mbrapa një rrobe. I dhashë selam, e ai pyeti: “Kush është?” - Abdullah ibn Hunejni, - i thashë. - Më ka dërguar Abdullah ibn Abasi, të të pyes se si i Dërguari i Allahut ﷺ e pastronte kokën duke qenë në ihram. Ebu Ejubi e vendosi dorën mbi rrobë dhe e uli, aq sa ia pashë kokën, pastaj, atij që i hidhte ujë, i tha: “Hidh!” Ai i hodhi ujë në kokë, të cilën e fërkoi me dy duart, para e mbrapa dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1840.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1840.json"
  }
}