Sahihu i Buhariut — Hadithi 1847

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Jala ibn Umeje

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Atai, e këtij i ka treguar Safvan ibn Jalai se babai i tij Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i erdhi një burrë i veshur me një xhybe, në të cilën kishte gjurmë të verdhë parfumi ose diçka të ngjashme.” Omeri më thoshte: “A ke dëshirë ta shohësh Pejgamberin ﷺ teksa i zbret shpallja? Sakaq, filloi t'i zbriste shpallja dhe, pasi përfundoi, iu përgjigj (pyetësit): “Në umrën tënde vepro siç vepron në haxh.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا عَطَاءٌ قَالَ: حَدَّثَنِي صَفْوَانُ بْنُ يَعْلَى، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: كُنْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَتَاهُ رَجُلٌ عَلَيْهِ جُبَّةٌ فِيهِ أَثَرُ صُفْرَةٍ أَوْ نَحْوُهُ. وَكَانَ عُمَرُ يَقُولُ لِي: تُحِبُّ إِذَا نَزَلَ عَلَيْهِ الْوَحْىُ أَنْ تَرَاهُ؟ فَنَزَلَ عَلَيْهِ ثُمَّ سُرِّيَ عَنْهُ فَقَالَ: "اصْنَعْ فِي عُمْرَتِكَ مَا تَصْنَعُ فِي حَجِّكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1847